Futboll
Xhaka rithekson kritikat dhe kërkesat ndaj kombëtares dhe Murat Yakin
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka folur sërish lidhur me kritikat dhe kërkesat e tij në Zvicër
Pas barazimit 2-2 ndaj Kosovës, kapiteni i Natit, Granit Xhaka (31), bëri bujë me kritikat e tij për seancat stërvitore të Natit. Trajneri Murat Yakin (49) nuk u kursye në atë kohë, duke bërë edhe deklaratë lidhur me lojën me Kosovën, përcjell albinfo.ch.
Në një intervistë për SRF, mesfushori ka folur sërish për fjalët e tij. Ai dhe Yakin thanë se kishin një “bisedë të mirë dhe të hapur” që ishte e mirë për të dyja palët. “Me gjithë eksperiencat që kam pasur, mund të ndihmoj edhe trajnerin”, tha Xhaka.
Xhaka kërkon një bazë më të mirë për kombëtaren
Kapiteni Xhaka do të jetë edhe më i përfshirë në kombëtare: “Nuk bëhet fjalë për mua, por për gjithë ekipin”, sqaron Xhaka.
Ajo që është e rëndësishme për mesfushorin është: “Nuk ishin kritika ndaj trajnerit, por ndaj ekipit, ndaj shoqatës”. Ndoshta koha ishte e gabuar, Po të duhej, do të përsëriste deklaratat e tij.
Kapiteni ambicioz shtron si kërkesë:
“Ne lojtarët, në fakt, kërkojmë vetëm vende trajnimi më të mira.” Sepse nëse kushtet nuk janë më të mirat, nuk mund të stërvitesh në mënyrë optimale.
Xhaka shpreson se do të krijohet një bazë, në të cilën skuadra mund të takohet në vitet e ardhshme. Mbledhjet e kombëtares deri më tani janë zhvilluar gjithmonë në lokacione të ndryshme në Zvicër.
Kritikat brenda ekipit, të mirëseardhura
Ai gjithashtu do të donte të shihte pak më shumë kritika brenda ekipit: “Ne jemi mjaft të rritur për të pranuar kritikat herë pas here. Kjo është pjesë e saj”. Kombëtarja nuk duhet të “bëhet shumë rehat”, sepse vetëm kështu mund të bëjmë një hap përpara. Xhaka është absolutisht i vetëdijshëm për cilësinë e ekipit.
Në kualifikimet për Kampionatin Evropian gjërat po bëhen sërish serioze për kombëtaren pas anulimit të ndeshjes së Izraelit të dielën e ardhshme.
Theksohet se Zvicra do të takohet me Bjellorusinë në St. Gallen.
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih Muzikë, emocione dhe takime mes të rinjve dhe të rjave shqiptaro-zvicerane e karakterizuan edicionin e sivjetmë... -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër?












