Lajme
Ushtria izraelite paralajmëron popullsinë e Gazës: Rruga e arratisjes mbetet e sigurt deri në orën 20:00
Ushtria izraelite kreu disa bastisje në Rripin e Gazës të premten. Ushtria hyri në zonë me tanke dhe këmbësori, raporton “The Times of Israel”, përcjell Blick.
Sipas një zëdhënësi ushtarak, ushtarët nuk kanë depërtuar larg, teksa sipas njoftimit, bastisjet kishin për qëllim “eliminimin e kërcënimit të terroristëve dhe armëve në zonë dhe gjetjen e pengjeve”.
Ushtarët kontrolluan zonën dhe mblodhën prova për të ndihmuar në gjetjen e pengjeve. Infrastruktura e Hamasit u shkatërrua më tej, teksa ushtria njoftoi gjithashtu se avionët luftarakë dhe dronët vazhduan të kryejnë sulme në Rripin e Gazës edhe sot, shkruan albinfo.ch.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, në anën tjetër ka njoftuar se rrugët e arratisjes për popullsinë e Gazës do të qëndrojnë të hapura deri në orën 20:00.
“Nëse jeni të shqetësuar për veten dhe të dashurit tuaj, duhet të shkoni në jug sipas udhëzimeve tona. Jini të sigurt se udhëheqësit e Hamasit janë të interesuar vetëm për të mbrojtur veten e tyre”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij Fluksi i ardhjeve po vazhdon edhe sot, ndërsa në shumicën e pikave kufitare pritjet nuk kalojnë... -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani -
Gazeta zvicerane: “Nisemi për në Kosovë!” -
Kishte ardhur nga Italia për pushime, sot i jepet lamtumira e fundit -
Kasami: Diaspora është partner strategjik për zhvillimin e Tetovës
Jeta në Zvicër
-
Alarm në Zvicër: 15 persona humbën jetën në liqene dhe lumenj brenda një muaji Shoqata Zvicerane e Shpëtimit në Ujë bën thirrje për kujdes më të madh, pasi rastet e... -
Kolona 10 kilometra në tunelin e Gotthardit, deri në 100 minuta pritje për drejtuesit e mjeteve -
Gazeta zvicerane: “Nisemi për në Kosovë!” -
Mjeku nga Cyrihu, në paraburgim me dyshimin për sulm seksual -
Dhjetëra turistë zviceranë evakuohen nga zonat franceze me rrezik zjarri











