Lajme
Filmi “Heshtja e Sirenave”, premierë botërore në Brazil
"Heshtja e Sirenave" do të ketë premierën botërore në një nga festivalet më prestigjoze në botë, Festivali i Filmit Mostra në Sao Palo, Brazil (edicioni i 47, 19 tetor - 1 nëntor).
Filmi “Silence of Sirens” ( Heshtja e Sirenave), me regji dhe skenar nga Gazmend Nela, do të ketë premierën botërore në një nga festivalet më prestigjoze në botë, festivali i filmit Mostra, Sao Palo, Brazil (Edicioni i 47-të), në kategorinë New Film Makers Competition, përcjell albinfo.ch.
Me mbështetje nga Qendra Kinematografike e Kosoves filmi me regji dhe skenar nga Gazmend Nela, është bashkëprodhuar nga Frame production, Ikonë Studio, Alva Film, Albasky Film, Skopje Film Studio, RTS Radio Télévision Suisse, In My Country Post Production.
Me producentë: Arben Shala, Valon Bajgora, Britta Rindelaub, Thomas Reichlin, Paskal Semini, Tomi Salkovski dhe Gazmend Nela.
Në film luajnë: Sunaj Raça, Allmir Suhodolli, Armenis Nokshiqi dhe Rina Krasniqi.
Edicioni i 47-të i festivalit ndërkombëtar të filmit Sao Paulo në Brazil do të mbahet mes datave 19 tetor dhe 1 nëntor.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës për muajin qershor... -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit













