Lajme
Zvicër: Mosha minimale e propozuar për biçikletat elektronike, e diskutueshme
Këshilli Federal ka propozuar uljen e moshës minimale për drejtimin e biçikletave elektronike të ngadalta deri në një maksimum prej 25 km/h në 12 vjet pa leje drejtimi – për sa kohë që një i rritur është i pranishëm për të mbikëqyrur. Megjithatë, propozimi ka hasur në vlerësime të ndryshme, raporton ZüriToday, përcjell albinfo.ch.
Partia Populiste Zvicerane, Klubi i Transportit Zviceran (VCS), organizata mjedisore Umverkehr, Klubi i Automobilave të Zvicrës (ACS), Shoqata Zvicerane e Tregtisë së Automjeteve, Shoqata e Qyteteve si dhe Qendra Këshilluese për Parandalimin e Aksidenteve (BFU) të gjithë e kanë refuzuar propozimin, duke përmendur shqetësimet e sigurisë si një nga arsyet.
Organizatat deklarojnë gjithashtu se ulja e moshës minimale në 12 vjeç nuk do të ishte një lëvizje e zgjuar nga perspektiva e politikave shëndetësore.
Ndryshimi në ligjin e propozuar nga Këshilli Federal bazohet në një mocion të FDP. Këshilltari Kombëtar i Liberalëve, Philippe Nantermod, kërkoi të lehtësonte përdorimin e biçikletave elektrike në rajonet malore të Zvicrës me turizëm.
Propozimi, i cili mbështetet nga Shoqata Zvicerane për Zonat Malore (SAB) synon të nxisë turizmin, pasi turizmi me biçikleta ka vazhduar të rritet në popullaritet. Mocioni mbështetet gjithashtu nga Partia e Gjelbër e Zvicrës, shoqata e këmbësorëve Fussverkehr Schweiz, grupi i interesit të çiklistëve Pro Velo dhe shoqata e tregtarëve të biçikletave 2radschweiz.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029











