Kosova
Këshilli Evropian dënon sulmin në Banjskë, kërkohet nga Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet
Në konkluzionet e miratuara nga Këshilli Evropian në fund të samitit dyditor, bëhet e ditur se liderët e Bashkimit Evropian e kanë dënuar ashpër sulmin e dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës, të 24 shtatorit, në Banjskë të Zveçanit.
“Bashkimi Evropian pret që autorët të arrestohen dhe të sillen shpejt para drejtësisë dhe Serbia të bashkëpunojë plotësisht, dhe t’i ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm në këtë drejtim”, thuhet në konkluzione, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe, në fund të takimit dyditor, të mbajtur në Bruksel, liderët e BE-së kanë shprehur shqetësimin për situatën e sigurisë në veri të Kosovës, ndërsa Kosovës dhe Serbisë u është kërkuar t’i vazhdojnë përpjekjet për ulje të tensioneve dhe të sigurojnë mbajtjen sa më të shpejtë të zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës.
Ndër të tjera, thuhet se dështimi për të ulur tensionet do të ketë pasoja.
Presidentët dhe kryeministrat evropianë kanë shprehur keqardhje për mungesën e zbatimit të Marrëveshjes së arritur në shkurt në mes të Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve, teksa thuhet se BE-ja ka bërë thirrje që dy vendet t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet paraprake, pa vonesa dhe pa parakushte, duke përfshirë edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Normalizimi i marrëdhënieve është një kusht thelbësor në rrugën evropiane të të dyja palëve dhe të dyja rrezikojnë të humbasin mundësi të rëndësishme në mungesë të progresit”, thuhet tutje.
E-Diaspora
-
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare E reja me origjinë shqiptare është zyrtarisht kandidate në konkursin prestigjioz të bukurisë në Belgjikë, duke... -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Gjermani
I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun Gjerman -
Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit -
Numërimi i votave të para nga diaspora ia shton një ulëse VV-së
Jeta në Zvicër
-
Taksitë autonome të Postës Zvicerane do të transportojnë pasagjerë nga viti 2027 Zyra Federale e Rrugëve i ka dhënë PostBus Zvicër një leje të veçantë për të operuar... -
Këshilli Federal dëshiron të imponojë gjuhën e dytë kombëtare në shkollat fillore -
Swissaid ndihmoi 300,000 njerëz në mbarë botën në vitin 2025 -
Thatësira vazhdon në Zvicër pavarësisht shirave -
Zviceranët blejnë më pak televizorë të rinj për Kupën e Botës sesa në të kaluarën














