Lajme
Studentët në Gjermani nuk gjejnë vendbanim
Kriza e vendeve të banimit në qytetet e Gjermanisë është duke i prekur edhe studentët. Tashmë kur ka filluar semestri dimëror, dhjetëra- mijëra studentë dhe doktorantë janë ende duke kërkuar vend ku të banojnë për një periudhë të gjatë kohe.
Ata ose nuk kanë mundur të gjejnë dhomë në konviktet e studentëve ose nuk kanë para të paguajnë një dhomë në një shtëpi ku banojnë dhe të tjerë.
Shoqata studentore e qytetit të Gëtingenit ka marrë me qira një hotel, ku studentët mund të qëndrojnë javët e para të semestrit duke mos paguar shumë para. Më në jug, në Mynih, ku studentëve u duhet të paguajnë mesatarisht 720 euro qira në muaj, është hapur një shesh kampimi, që ofron çmime të ulëta për studentët që duan të qëndrojnë atje, shkruan DW.
Në fillim të vitit Instituti Pestel bëri të ditur se në Gjermani mungojnë rreth 700 mijë banesa, sidomos banesa pagesa e të cilave mund të përballohet. Qiratë janë rritur shumë sidomos në qytetet e mëdha universitare.
Mungesa e banesave të përballueshme për studentët në qytetet e mëdha ka dekada të tëra që është flagrante, ankohet Matthias Anbuhl, kryetari i kryesisë së Shoqatës gjermane të studentëve (DSW), në një deklaratë bërë më 16 tetor.
DSW administron aktualisht 1700 konvikte në gjithë Gjermaninë, me vende banimi për rreth 196 mijë studentë. Më shumë se 32 mijë studentë ndodhen në listat e pritjes, për të marrë një banesë me qira prej DSW, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












