Kosova
Mediat e Gjermanisë: Emigrantët nga Ballkani Perëndimor ikin në pranverë, kthehen dhe kërkojnë azil në vjeshtë
Gazetat e Gjermanisë, si Tagesspiegel, Süddeutsche Zeitung dhe Bild, kanë shkruar se ka ende një numër të madh të qytetarëve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnjë e Hercegovina dhe Serbia që kërkojnë azil në mënyrë të përsëritur, përcjell albinfo.ch.
“Nga disa mbiemra, punëtorët në qendrën e pritjes së refugjatëve në Berlin tashmë e dinë se çfarë vjen më pas: zero mundësi për t’u dhënë azil. Por këto kërkesa shoqërohen me disa muaj ndihmë sociale të ndjekura dhe në fund kërkesa refuzohet. Vitin tjetër, e njëjta histori përsëritet”, shkruan Tagesspiegel.
Tutje thuhet se kryesisht në pranverë, emigrantët kthehen në vendet e tyre të origjinës, kalojnë verën atje dhe kthehen në vjeshtë për të aplikuar sërish për azil, teksa thuhet se kjo është e mundur për shkak të ligjit gjerman të azilit, i cili nuk e kufizon numrin e kërkesave për azil për të njëjtin person.
Zyra Federale për Emigracionin dhe Refugjatët ka regjistruar 13.000 aplikime të përsëritura vetëm këtë vit, ndërsa shumica më e madhe e aplikantëve vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
E-Diaspora
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut! Një grup veprimtarësh nga disa shtete arritëm të bëhemi bashkë dhe nën “hijen e fjamurit të...
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
-
Hapet ekspozita e piktorit shqiptar në Helsinki
-
Xhaka-Gjimshiti, dy shqiptarët në garë për trofeun e Europa League
-
Kam pak kohë që jetoj në Zvicër, si mund të aftësohem/shkollohem në Lausanne?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra fiton Eurovision 2024 Edicioni i ardhshëm i Eurovision do të mbahet në Zvicër...
-
Gjithçka që duhet të dini për kulturën e pishinave të jashtme të Zvicrës
-
Bien paratë nga qielli në Cyrih: Droni lëshon 24,000 franga
-
Janë refuzuar shumica e pretendimeve për para nga sigurimet shëndetësore gjatë COVID-19 në Zvicër
-
Vdes zëvendëskancelari i Zvicrës, André Simonazzi