Futboll
Shqipëria shpall listën për ndeshjet vendimtare
Shqipëria më 17 nëntor luan në udhëtim te Moldavia, ndërsa më 20 nëntor pret Ishujt Faroe
Përzgjedhësi i Shqipërisë në futboll, braziliani Sylvinho, ka publikuar të premten në mesditë listën e 24 lojtarëve për ndeshjet kualifikuese të Evropianit për këtë muaj.
Shqipëria më 17 nëntor luan në udhëtim te Moldavia, ndërsa më 20 nëntor pret Ishujt Faroe në ndeshjen e fundit të këtij cikli eliminator, transmeton albinfo.ch.
Në listën e lojtarëve të ftuar për këtë ndeshje është vetëm një risi, rikthimi i Arbnor Muçollit, që është pjesë e Goteborgut në Suedi.
Në portë, Sylvinho ka ftuar Etrit Berishën, Thomas Strakoshën dhe Elhan Kastratin.
Në mbrojtje janë Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Frederic Veseli dhe Mario Mitaj.
Mesfusha përbëhet nga Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Keidi Bare, Klaus Gjasula, Qazim Laçi dhe Nedim Bajrami, ndërsa në sulm, përveç Muçollit, janë edhe Ernest Muçi, Myrto Uzuni, Taulant Seferi, Jasir Asani, Arbnor Muja, Sokol Cikalleshi dhe Mirlind Daku.
Grumbullimin zyrtar Shqipëria do ta ketë të hënën, më 13 nëntor, ndërsa lojtarët që përfundojnë më herët ndeshjet me skuadrat e tyre, do të grumbullohen të dielën.
Konferencën për media Sylvinho do ta mbajë të shtunën, në orën 11:00.
Shqipëria është shumë afër që ta përsëritë suksesin e vitit 2016, kur u kualifikua në Evropianin që u organizua në Francë. Kuqezinjve u mjafton një pikë nga dy ndeshjet, që është shumë e arritshme.
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih Muzikë, emocione dhe takime mes të rinjve dhe të rjave shqiptaro-zvicerane e karakterizuan edicionin e sivjetmë... -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër?











