Lajme
Aksidentohet rëndë ministri i Mbrojtjes së Kroacisë
Vdes shoferi i automjetit me të cilin u ndesh
Raportohet se ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Mario Banozhiq, ka pësuar një aksident të rëndë trafiku në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, përcjell albinfo.ch.
Aksidenti ka ndodhur në qytetin Vinkovci të Kroacisë, teksa vetura e tij është ndeshur me një furgon që po vinte nga drejtimi i kundërt, me ç’rast shoferi i kombit ka vdekur në vend të ngjarjes.
Fotot e para nga vendi i ngjarjes tregojnë se aksidenti ka qenë i rëndë. Vetura e Bonazhiqit është rrokullisur në krah, ndërsa kombi të cilin e ka goditur ka dalë jashtë rrugës.
Zëdhënësi i qeverisë kroate, Marko Milic, raportoi se ministri Banozhiq ka pësuar lëndime serioze trupore si pasojë e aksidentit, por se është jashtë rrezikut për jetë.
“Ministri ka pësuar lëndime serioze trupore, sipas vlerësimeve të para të doktorëve, por është jashtë rrezikut për jetë”, tha Milic, raporton “Index.hr”.
Ai tha po ashtu se Banozhiq ka pranuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Vinkovcit dhe se ai do të transferohet në spitalin e Osijekut.
Drejtori i Spitalit të Vinkovcit, Krunoslav Shpoçiq, ka konfirmuar për transmetuesin publik kroat HRT se ministri “lëndime kryesisht në kokë dhe tru, por tani për tani ai është i vetëdijshëm”.
Qeveria kroate i ka shprehur ngushëllime familjes së shoferit që vdiq në aksident.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












