Lajme
Kanada: Krenare Recaj, me temë të doktoratës “Diaspora shqiptare në Kanada”
Shqiptarja Krenare Recaj është historiane dhe hulumtuese, e cila jeton në Kanada. Ajo është nga Kitchener, ku dhe kreu studimet Bachelor dhe Master në Universitetin e Waterloo-së, ndërsa po vazhdon doktoraturën në Carleton University në Ottawa, transmeton albinfo.ch.
Si studente e dalluar gjatë studimeve ajo është e financuar plotësisht nga Qeveria e Kanadasë dhe Carleton University. Krenarja studion raportet ndërkombëtare mes Kosovës dhe Kanadasë. Tema e doktoratës së saj është “Diaspora shqiptare në Kanada”. Gjatë punës profesionale ka pasur dhe vazhdon të ketë takime me akademikë dhe diplomatë. Krenarja shfrytëzon këto takime për të avokuar për çështjen shqiptare. Së bashku me profesorët e saj, Krenarja po organizon një konferencë për të shënuar 25-vjetorin e arritjes së refugjatëve shqiptarë nga lufta e Kosovës. Ajo ka botuar punime akademike për tema që kanë të bëjnë me Kosovën. Por, dëshira për atdheun, afërsia me familjen e ngushtë, ndikimi dhe fryma e familjes e shtynë Krenaren për të shkruar dhe publikuar një libër kushtuar fëmijëve shqiptarë. Me 7 nëntor 2023 ajo ka botuar librin e parë për fëmijë.
Ajo ka vendosur të shkruajë këtë libër, sepse kalon shumë kohë me mbesat dhe nipin e saj. Gjatë vizitave të tyre në bibliotekë, ka vërejtur se nuk ka libra për fëmijë në gjuhën shqipe, përderisa komunitetet nga vendet e tjera të botës kanë më shumë. Kujtohet se gjatë fëmijërisë ka kaluar shumë kohë duke u përballur me pyetjen se çfarë do të thotë të jetosh si shqiptar. Si fëmijë në diasporë, shpesh i ka bërë vetes pyetje në lidhje me identitetin dhe se a është mjaft shqiptare. Tani, ajo po vëren gjeneratën e re, duke përballur të njëjtën dilemë. Libri “You are Albanian” është për të gjithë fëmijët në diasporën shqiptare, të cilët pyesin veten ngjashëm me ato që ajo ka pasur gjatë rritjes:
Po, ti i përket shqiptarisë.
Po, je shqiptar mjaftueshëm.
Po, duhet të jesh krenar që je shqiptar.
Ky libër është i disponueshëm në tri gjuhë: anglisht (You Are Albanian), gjermanisht (Du Bist Albaner) dhe shqip (Ti je shqiptar dhe Ti je shqiptare). Është ilustruar nga artistja e mrekullueshme dhe shumë e talentuar, Diellza Gojani.
Është i disponueshëm në Amazon në gjithë botën.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare












