Futboll
Mospajtimet mes Yakinit dhe Shaqirit mund ta lënë Zvicrën jashtë Euro 2024
Lojtari më kreativ i Zvicrës mbeti në bankë për 90 minuta ndaj Izraelit
Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, për 90 minuta qëndroi në bankën rezervë të Përfaqësueses së Zvicrës në barazimin zhgënjyes 1:1 ndaj Izraelit të mërkurën mbrëma. Pas ndeshjes, trajneri Murat Yakin shpjegoi vendimin. Megjithatë, në mediat zvicerane flitet për telashe mes Yakinit dhe Shaqirit, i cili shkoi të stërvitej te Lugano për të qenë gati për helvetikët pasi sezoni me ekipin e tij Chicago Fire ka përfunduar më herët, përcjell albinfo.ch.
Kujtojmë se mbrëmë për Zvicrën nuk funksionoi asgjë ndaj Izraelit, pas pjesës së parë kur ishin në avantazh. Izraeli barazoi rezultatin dy minuta para fundit. Për herë të katërt në pesë ndeshjet e fundit, skuadra e Yakinit mori veç një pikë. Zërat kritikë që rrethojnë Yakinin që nga ndeshja me Bjellorusinë nuk kanë gjasa të pakësohen. Problemet brenda përfaqësueses nuk ka gjasa të zvogëlohen. Madje, kësaj i shtohet edhe nervozizmi i Shaqirit.
Në pjesën e dytë, izraelitët kanë mundur edhe ta fitonin ndeshjen ndaj një Zvicre krejtësisht inekzistente. Fitorja e Zvicrës do t’ia siguronte biletën për në Evropian. Megjithatë, Shaqiri, lojtari më kreativ i Zvicrës, mbeti në bankë rezervë gjatë gjithë ndeshjes. Shaqiri ishte lojtari që ka shënuar në dy ndeshjet e fundit të Zvicrës dhe asistuesi më i mirë i përfaqësueses në ciklin kualifikues për Euro 2024.
Por, pse lojtari i Chicagos nuk luajti ndaj Izraelit?
Ndërsa yjet si Granit Xhaka e Manuel Akanji u larguan menjëherë nga stadiumi, Shaqirit iu desh të zhvillonte një seancë të shkurtër stërvitore bashkë me lojtarët e tjerë që nuk luajtën ndaj Izraelit. Në fytyrën e 32-vjeçarit nuk u pa entuziazmi. I pyetur pse nuk luajti, Shaqiri u shpreh: “Pyetni trajnerin”.
“Do të kisha dashur t’i jepja disa minuta, por nuk ishte një lojë për Shaqen”, ka thënë trajneri Yakin pas ndeshjes. Kur Zvicra ra në presionin e Izraelit në pjesën e dytë, Yakini vendosi të fuste në fushë lojtarë të tjerë. Këta ishin Dan Ndoye dhe Andi Zeqiri, që të dy ishin krejtësisht të paefektshëm. Madje, ky i fundit u zëvendësua pas përjashtimit me të kuq të Edimilson Fernandes. “Ne kemi tri ndeshje në gjashtë ditë dhe ne e dimë se çfarë të presim të shtunën. Prandaj sot po e nis pa Shaqirin”, pati thënë Yakin para ndeshjes.
E hidhur për Shaqirin, i cili qëndroi në formë për Zvicrën duke stërvitur me Luganon, pasi mungoi në plejofin e MLS-së me Chicagon. Nëse do të ishte zëvendësuar, Shaqiri do të kishte bërë paraqitjen e 118-të ndërkombëtare dhe do të kishte barazuar ish-rekordmenin e helvetikëve, Heinz Herrmann. Kundër Kosovës të shtunën, ai mund ta kishte kaluar Herrmannin. Por kjo nuk do të ndodhë. Granit Xhaka, i cili luajti për 90 minuta ndaj Izraelit, u bë lojtari me më së shumti paraqitje në histori të Zvicrës me 119 sosh. Dy më pak i ka Shaqiri.
Zvicra është e para në grup me 16 pikë. Megjithëse gjasat për të mbetur jashtë Euros janë të vogla, matematikisht ato ekzistojnë. I duhet një fitore nga dy ndeshjet që do t’i zhvillojë brenda pak ditëve. Luan me Kosovën në Bazel dhe udhëton drejt Rumanisë.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud













