Lajme
Uiski më i shtrenjtë në botë, shitet në ankand me një shifër marramendëse
Një shishe e rrallë uiski është shitur për 2.7 milionë dollarë, duke thyer në këtë mënyrë rekordin për verën apo pijen alkoolike më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në ndonjë ankand.
Macallan 1926 është një nga shishet më të kërkuara në botë të uiskit skocez. Ajo u shit nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s të shtunën, më shumë se dyfishin e çmimit të parashikuar që do të arrinte.
Ky uisk kaloi 60 vjet duke u maturuar në bute të errëta lisi, përpara se të bëhej një nga vetëm 40 shishet e llojit të saj në 1986.
40 shishet thuhet se nuk u vunë kurrë në dispozicion për blerje, por iu ofruan klientëve kryesorë të The Macallan, transmeton cnn përcjell albinfo.ch.
Dhe sa herë që ndonjë nga shishet është nxjerrë në ankand gjatë viteve, ka pasur rezultate të jashtëzakonshme. Një shishe e ngjashme është shitur në vitin 2019 për 1.5 milionë paund.
Duke folur muajin e kaluar në prag të ankandit, drejtuesi i “Sotheby”, Fowle tha se The Macallan 1926 është i vetmi uiski që çdo ankand dëshiron të shesë dhe çdo koleksionist dëshiron të zotërojë.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”













