Kosova
Albulena Haxhiu pas intervistimit për rastin Dehari: Po t’i kisha emrat, nuk do të prisja shtatë vjet
Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, gjatë ditës së sotme ka mbajtur konferencë për media, pasi ka dhënë dëshminë e saj në Prokurorinë Speciale në lidhje me vrasjen e ish-aktvistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, shkruan albinfo.ch.
Ajo u shpreh se prokurori që ka lëndën e Astrit Deharit nuk është duke zhvilluar hetime të mirëfillta, ndërsa deklaroi se po të kishte emrat e kryerësve të vrasjes, nuk do të priste shtatë vjet.
“Në cilësinë e ministres kam obligimin të angazhohem për drejtësinë. Prokurori special reagoi me shpejtësi ndaj deklaratës time, por nuk është hera e parë që unë kam thënë diçka publikisht, dhe për këtë ju jeni dëshmitar. Shtrohet pyetja pse reagoi tash? Një sërë episodesh kanë ndodhur për gjatë këtyre viteve, prokurori nuk ka treguar të njëjtin zell, as ndaj reagimeve, as ndaj veprimeve të gabuar”, ka thënë ajo.
Sipas saj, prokurori është dashur të merret me ata që nuk e kanë kryer detyrën sipas përgjegjësisë.
“Prokuroi është dashtë të merret me ata që nuk e kanë kryer detyrën sipas përgjegjësisë, në mënyrë që të arrihet e vërteta. Detyra e prokurorit është ta zbulojë atë, kjo nuk po ndodhë. Kur flasim për prova, duhet të flasim se nuk është vetëm emër i përveçëm, por gjithçka tjetër që të dërgon të e vërteta. Hetimet e mirëfillta janë domosdoshmëri, dhe nëse kjo kërkesë është e pamundur, atëherë mos të bëhet person që e pengon drejtësinë, Policët më kanë bërë pyetje se kush janë kryerësit e veprës penale, po t’i kisha emrat nuk do të prisja shtatë vite”, tha Haxhiu.
Ndryshe, ajo njoftoi se intervistimi i saj ka zgjatur rreth 1 orë e gjysmë.
E-Diaspora
-
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare E reja me origjinë shqiptare është zyrtarisht kandidate në konkursin prestigjioz të bukurisë në Belgjikë, duke... -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Gjermani
I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun Gjerman -
Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit -
Numërimi i votave të para nga diaspora ia shton një ulëse VV-së
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane lançon një platformë digjitale raportimi për sëmundjet Në të ardhmen, qeveria federale do të mbledhë informacion mbi sëmundjet ngjitëse në mënyrë qendrore dhe... -
Taksitë autonome të Postës Zvicerane do të transportojnë pasagjerë nga viti 2027 -
Këshilli Federal dëshiron të imponojë gjuhën e dytë kombëtare në shkollat fillore -
Swissaid ndihmoi 300,000 njerëz në mbarë botën në vitin 2025 -
Thatësira vazhdon në Zvicër pavarësisht shirave














