Kosova
Kurti: Për pozitat drejtuese në Kosovë, na duhen edhe mërgimtarë të suksesshëm
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se për pozitat drejtuese në Kosovë na duhen edhe mërgimtarët e suksesshëm, përcjell albinfo.ch.
Ai përmendi dhe Ligjin për Zyrtarët Publikë, përmes të cilit kemi krijuar mekanizma, ndër të tjera, edhe për rekrutime të hapura për të gjithë nga jashtë dhe brenda administratës publike; rigjenerim dhe përforcim të kapaciteteve njerëzore dhe këtu me theks të veçantë tek bashkatdhetarët tanë e mërgata jonë; hapja e sistemit për përfshirjen e grave dhe vajzave në pozitat drejtuese; përfaqësimin e drejtë të komuniteteve joshumicë në çdo kategori; mundësi të barabarta për punësimin e personave me aftësi të kufizuara; jetësim i konceptit të karrierës dhe mundësi reale për ngritje në karrierë përmes mekanizmit të mandateve me kohë të caktuar në nivelet menaxheriale.
Kurti këtë e tha në ceremoninë hapëse të Konferencës ‘’KosovaPar2023’’, ku u diskutua për të ardhmen e Administratës Publike, fleksibilitetin, stabilitetin dhe digjitalizimin e Administratës Publike, organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, ngjarje kjo e cila do të bëhet vjetore.
Fjalën e tij, kryeministri Kurti e nisi me një falënderim ndaj ministrisë përkatëse për organizimin e kësaj konference, siç e quajti ai, shumë të rëndësishme për vendin tone dhe për Administratën Publike.
Për kryeministrin Kurti, këto konferenca janë të rëndësishme, sepse bëjnë bashkë akademikë, zyrtarë publikë nga vendi dhe bota për të debatuar, për të shkëmbyer si ide, ashtu edhe përvoja rreth praktikave më të mira të reformimit të administratës publike.
‘’Reforma e administratës publike, dua të theksoj se është prioritet i Qeverisë sonë. Praktika e shteteve të tjera në Evropë ka dëshmuar se një administratë publike efikase, moderne, transparente dhe llogaridhënëse është çelësi i të gjitha reformave të tjera. Pra, reforma e administratës publike nuk është si çfarëdo reforme tjetër, për shkak se ajo është reforma që mundëson reformat e tjera’’, u shpreh kryeministri.
Përveç funksionimit të mirë të institucioneve, kryeministri veçoi se reforma e Administratës Publike gjithashtu sjell përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë, rritjen ekonomike, drejtësinë dhe punësimin, e rrjedhimisht edhe integrimin evropian e euro-atlantik. Andaj ne jemi të përkushtuar që këto reforma t’i bëjmë realitet.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? Në Zvicër, do të penalizoheni nëse nuk paraqiteni në vizitën tuaj të planifikuar te mjeku nëse... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana













