Kosova
Ish-kryeministri i Kosovës: Shtyrja e regjistrimit të popullsisë sjell pasoja
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë që shtyrja e regjistrimit të popullsisë mund të sjellë shumë pasoja, teksa i ka listuar disa prej tyre, shkruan albinfo.ch.
“Regjistrimi i popullsisë është bazë për vendimmarrje të sektorit publik sa u përket: përfaqësimit të barabartë, shpërndarjes të drejtë të të mirave dhe shërbimeve publike, planifikimit të duhur të shërbimeve arsimore, shëndetësore, infrastrukturore, të sigurisë etj. Në sektorin privat, të dhënat nga regjistrimi i popullsisë janë jetike për planifikim të biznesit, të investimeve dhe të rrjetit të përgjithshëm të ofertës”, ka shkruar ai në rrjetin social “Facebook”.
Tutje në këtë postim, ai i ka listuar disa prej pasojave të mundshme në rast të shtyrjes së regjistrimit të popullsisë.
“1. Nuk sigurohet shpërndarje efektive e buxhetit/burimeve për shkolla, spitale, infrastrukturë dhe shërbime të tjera publike pasi numri i popullsisë është bazë për planifikimin sektorial të shpenzimeve buxhetore dhe grantit qeveritar për komuna. Disa komuna nuk marrin mbështetjen e duhur dhe, rrjedhimisht, nuk mund të ofrojnë shërbime në mënyrë efektive.
2. Nuk mund të bëhet planifikim i saktë për vendimmarrrje efektive nga ana e bizneseve lidhur me investimet, tregjet dhe strategjitë e biznesit.
3. Është e pamundur të hartohen programe sociale dhe të ofrohet mbështetje adekuate për grupet në nevojë.
4. Rrezikohet besueshmëria e të dhënave të tjera, përfshirë edhe Produktin e Brendshëm Bruto për kokë banori. Për më tepër, duke pasur parasysh se të dhënat nga regjistrimi shërbejnë për përcaktimin e mostrave për anketimet e shumta që bën Agjencia e Statistikave gjatë vitit, atëherë mostrat mund të mos jenë përfaqësuese e popullacionit përkatës dhe, rrjedhimisht, të dhënat për buxhetet familjare, për tregun e punës, për konsumin e të tjera, mund të mos jenë të sakta.
5. Pamundësohet krahasimi i trendeve në Kosovë dhe vendet e tjera, përfshirë edhe ndikimin negativ në planifikimin e BE-së dhe donatorëve të tjerë për mbështetje për Kosovën”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë Rasti kishte ndodhur në korrik 2025 në fshatin Gojbulë, i dyshuari dërgohet në mbajtje... -
Gjermani
25-vjeçari nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani
Jeta në Zvicër
-
Wermuth mund të kandidojë për mandatin e pestë në Parlament Statutet kërkojnë një shumicë prej dy të tretash të delegatëve për emërime në mandate federale dhe... -
Keller-Sutter për ndëshkim më të ashpër të shkeljeve të kufijve dixhitalë -
Fondacioni zviceran financon projektin mbi gjuhën shqipe në antikitet -
Zjarri në autostradën A13 u shkaktua nga një cigare e hedhur -
20 iniciativa në 60 vjet: Zvicra debaton pa pushim për imigracionin










