Lajme
Ky shtet është në krye të Europës për sa i përket konsumit ditor të antibiotikëve
Turqia është në vendin e parë, me konsumin më të lartë ditor të antibiotikëve në Europë, e ndjekur nga Italia, Franca dhe vendet e Ballkanit të kryesuar nga Serbia, përcjell albinfo.ch.
Antibiotikët janë një nga barnat më të përshkruara në mjekësinë njerëzore dhe veterinare. Keqpërdorimi i tyre vazhdon prej dekadash dhe në rastin e Covid-it ka pasur një konsum shtesë joracional të antibiotikëve në mbarë botën dhe si rrjedhojë kemi një rezistencë në rritje të baktereve të ndryshme ndaj antibiotikëve.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar pandeminë e rezistencës antimikrobike në 10 kërcënimet kryesore kritike për shëndetin publik global. Është vlerësuar se pa një parandalim adekuat, rezistenca antimikrobike do të marrë 10 milionë jetë çdo vit deri në vitin 2050.
Koncepti i përdorimit joracional të antibiotikëve nënkupton përdorimin e antibiotikëve në rrethana ose në një mënyrë që nuk është adekuate. Kjo nënkupton që aplikohen antibiotikë dhe se nuk është infeksion bakterial, por viral, me çdo temperaturë të ngritur, si dhe në mënyrë “parandaluese” te pacientët me sëmundje të rëndë që “të mos kenë infeksione bakteriale”.
Gjithashtu, përdorim joracional është kur antibiotikët përdoren në një dozë joadekuate, kur terapia zgjat shumë shkurt, pra ndërpritet sapo pacienti të përmirësohet, gjë që zakonisht bëhet nga vetë pacientët, dhe jo siç përshkruhet ose kur zgjatet në mënyrë të pajustifikueshme.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina












