Lajme
Katër pije të thjeshta për t’u konsumuar kundër anemisë
Shkaku më i zakonshëm i anemisë është mungesa e hekurit dhe pa të trupi juaj nuk është në gjendje të prodhojë hemoglobinën që u nevojiten qelizave të kuqe të gjakut për të transportuar oksigjen. Prandaj, hekurin mund ta përfshini në dietën tuaj ditore, por edhe ta kompensoni me pije të thjeshta.
Disa pije përmbajnë komponime që mund të përkeqësojnë aneminë, duke bllokuar përthithjen e hekurit (kafe, çaj, sodë), ndërsa të tjera përmirësojnë përthithjen ose përmbajnë përqendrime mjaft të larta të hekurit, vitaminës B-12 ose acidit folik.
Një studim i publikuar në American Journal of Clinical Nutrition zbuloi se konsumimi i vitaminës C rrit përthithjen e hekurit nga ushqimi. Një nga burimet më të pasura të vitaminës C është lëngu i portokallit, sepse një gotë përmban më shumë vitaminë C sesa doza e rekomanduar.
Lëngu i portokallit është gjithashtu një zgjedhje e mirë për të pirë nëse jeni bërë anemik për shkak të mungesës së folatit. Çdo filxhan me lëng portokalli ka 74 mikrogramë folate. Kjo është pothuajse 19% e nevojave ditore për një të rritur.
Lëng karote
Një dietë pa ushqime të pasura me vitaminë A mund të përkeqësojë aneminë e mungesës së hekurit. Kjo mund të jetë për shkak se vitamina A ndihmon në lëvizjen e hekurit të ruajtur në trupin tuaj në qelizat e kuqe të gjakut. Frutat dhe perimet me ngjyrë të verdhë dhe portokalli, si karotat, janë burime të mira të karotenoideve, të cilat kur konsumohen shndërrohen në vitaminë A. Përveç lëngut, rekomandohet të hani karota të freskëta.
Lëng kumbulle
Lëngu i kumbullave të thata nuk është një burim i mirë i vitaminës A ose C, por është natyralisht i pasur me hekur. Konsumimi i rregullt mund të ndihmojë në uljen e simptomave të anemisë së mungesës së hekurit.
Çdo filxhan me lëng kumbullash përmban më shumë se tre miligramë hekur. Për meshkujt, kjo sasi do të ishte afërsisht 38% e 8 miligramëve të rekomanduar ditore të hekurit. Për gratë, të cilat duhet të konsumojnë rreth 18 miligramë hekur në ditë, një gotë me lëng kumbulle do të plotësonte pothuajse 17% të kërkesës.
Qumështi
Njerëzit që kanë anemi, sepse nuk konsumojnë mjaftueshëm vitaminë B12, mund ta kompensojnë atë duke konsumuar qumësht. Çdo filxhan qumësht me pak yndyrë përmban 1 mikrogram vitaminë B12, ose gjysmën e dozës së rekomanduar ditore për të rriturit.
E-Diaspora
-
Kryeministri i Kosovës sërish me thirrje për qytetarët e Kosovës dhe ata në diasporë që të regjistrohen Derisa procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë ka hyrë në javën e fundit, kryeministri Albin...
-
ASK: Mbi 1.4 milionë qytetarë të regjistruar, mbi 400 mijë nga diaspora
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
74 punonjës të Pfizer në Zug kërcënohen me largim nga puna Pasi mori përsipër specialistin e kancerit Seagen, i cili ka një degë në Zug, Pfizer zbuloi...
-
I akuzuari për tregti me drogë: “Jam eksploatuar nga bosi im në Shqipëri”
-
A mund të marr nënshtetësinë zvicerane dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Trashëgimia në Zvicër: Ligjet e shtetit duhet të ndjekin shtetasit e dyfishtë?
-
Historia e Nemo-s që fitoi Eurovizion-in