Lajme
Zjarr në një spital të Italisë, 3 viktima, evakuohen 200 pacientë
Tre persona kanë humbur jetën në Tivoli të Italisë, pasi spitali i qytetit u përfshi nga flakët. Mediat në Itali raportojnë se dy persona humbën jetën nga intoksikimi, kurse një i tretë si pasojë e atakut në zemër, përcjell albinfo.ch.
Pas shuarjes së flakëve, spitali u mbush me tym dhe u evakuuan rreth 200 pacientë, të cilët tashmë janë transferuar.
Dhjetëra pacientë të evakuuar u transferuan në palestrën bashkiake aty pranë, të ngritur nga Mbrojtja Civile lokale me batanije, jastëkë dhe shtretër, shkroi kryetari i Bashkisë së Tivolit, Giuseppe Proietti, në rrjetet sociale.
Zjarri në spitalin e Tivolit, sipas mediave, nisi nga disa dhoma që ndodhen në katin -2 të spitalit dhe prej andej flakët mbërritën në urgjencë dhe në reanimacion.
Repartet e tjera nuk u prekën, por tymi shumë i dendur pushtoi gjithë spitalin dhe u pa e nevojshme që të evakuohej e gjithë struktura.
Përveç tri viktimave që humbën jetën nga zjarri, u gjet edhe trupi i një personi që kishte ndërruar jetë para se të binte zjarri.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant













