Lajme
Promovohet në Cyrih libri “Dheas të fjalës” i autorit Aleksandër Çipa
Libri me titull “Dheas të fjalës”, i autorit Aleksandër Çipa, mblodhi të shtunën në Bibliotekën ” Pestalozzi” në Cyrih dhjetëra lexues dhe qytetarë të pranishëm, shumica nga troje të ndryshme të hapësirës shqiptare, transmeton albinfo.ch.
Drejtoresha e kësaj biblioteke, Suela Jorgaqi, e cila ka krijuar tashmë një kalendar paraqitjesh për autorë të ndryshëm dhe për botime të rëndësishme në letrat shqipe dhe në atë ndërkombëtare, paraqiti për të pranishmit aspekte të karrierës së gazetarit Aleksandër Çipa, të cilat janë të lidhura me njohjen gjithëkombëtare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe hapësirën e emigrimit dhe diasporës shqiptare.
Paraqitja e librit “Dheas të fjalës” u bë së pari nga mësuesi, Koordinator i “Shkolla Shqipe” në Zvicër, Dr. Vaxhid Sejdiu. Referuesi Sejdiu, përcolli për të pranishmit jo vetëm vlerësime dhe mendime për tekstet e këtij libri, por edhe gjykime rreth qasjeve, refleksioneve dhe analizave kritike krahasimtare kulturore. Në mënyrë të posaçme u vlerësuan aspekte të krijimtarisë së autorit në poezi dhe në veprimtarinë publicistike.
Në këtë ngjarje të pranishëm ishin edhe përfaqësuesja e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Cyrih, Arijeta Gallapeni, si dhe Sekretari i Parë i Ambasadës së Shqipërisë në Bernë, Valon Gashi.
Lexues dhe qytetarë të pranishëm, shumica nga troje të ndryshme të hapësirës shqiptare, i drejtuan pyetje aurorit Çipa rreth këtij botimi, çështjeve thelbësore të aktualitetit shoqëror në shoqërinë shqiptare, arsimit dhe mediave shqiptare si dhe për rolin e intelektualëve përballë sfidave ekzistenciale identitare dhe kombëtare.
E-Diaspora
-
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave Këngëtarja shqiptare foli për rëndësinë e letërsisë së përkthyer, udhëtimet dhe njohjen e gjuhëve të huaja... -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen” -
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese Në qytezën Gstaad, në Malësinë e Bernës, po dyshohet se ka ndodhur një ngjarje e rëndë,... -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm? -
Një zviceran në mesin e ekuipazhit të anijes turistike të prekur nga hantavirusi -
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini -
Rritet numri i punëtorëve ndërkufitarë në Zvicra, arrin në 413 mijë
















