Lajme
Kjo është gruaja e parë në botë që arrin pasuri 100-miliardëshe
Trashëgimtarja e gjigantit të kozmetikës “L’Oreal”, Françoise Bettencourt Meyer, është bërë gruaja e parë që grumbullon pasuri prej 100 miliardë dollarësh, sipas një liste të personave më të pasur në botë, përcjell albinfo.ch.
Perandoria franceze e bukurisë, e themeluar nga gjyshi i saj, është rrugës për performancën më të mirë në tregun e aksioneve në disa dekada, raporton televizioni BBC.
Të enjten, vlera e aksioneve të kompanisë “L’Oreal” në Paris shkoi në nivel rekord.
Kompanisë së famshme i janë rimëkëmbur shitjet pas pandemisë, kur njerëzit në izolim përdornin më pak produkte të kozmetikës.
Sipas Indeksit të Miliarderëve në “Bloomberg”, zonja Meyers, 70 vjeçe, tashmë ka më shumë se 100 miliardë dollarë pasuri, duke u renditur e dymbëdhjeta në botë në listën e njerëzve më të pasur.
Zonja Meyers e ka poztën e nënkryetares së bordit në kompaninë “L’Oreal”. Ajo dhe familja e saj janë aksionarët më të mëdhenj në kompani, me rreth 35 për qind.
Ajo ishte bërë trashëgimtare e kompanisë pas vdekjes së nënës, Liliane Bettencourt, në vitin 2017.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nesër është dita e fundit e regjistrimit të diasporës Nesër, afati i fundit për t’u regjistruar diaspora...
-
Romë
Një kompani e drejtuar nga shqiptari, shpallet kompania më e suksesshme në Itali
-
Itali
Irma Kurti vlerësohet me “Çmimin e Kulturës” në Itali
-
Pianistja e njohur kosovare, Lule Elezi, mban koncert recital në vendlindjen e Shopenit
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR?
Jeta në Zvicër
-
Të dhënat e pasagjerëve ajror duhet të jenë në gjendje të përdoren nga policia Mbledhja e të dhënave të caktuara nga pasagjerët e ajrorë dhe ruajtja e tyre për një...
-
Zvicër: Një burrë plagos disa persona në Zofingen
-
Kompanitë e sigurimeve shëndetësore duhet të paguajnë për syzet, me paratë e taksave
-
Wiedikon: Vendasit, të indinjuar me qiratë e larta
-
Gjendet viktima e fundit e ortekut të prillit