Futboll
Ramadani: Mund të jemi befasia në Euro 2024
Ylber Ramadani është njëri prej lojtarëve që kontribuoi mjaft që Kombëtarja shqiptare të kualifikohej për në “Euro 2024”
Ylber Ramadani është përshtatur menjëherë në futbollin italian, aty ku po shkëlqen në fanellën e Lecces.
Futbollisti kuqezi ka folur së fundmi për të përditshmen sportive italiane “Corriere dello Sport”, për përvojën e tij në Itali, për qytetin, për futbollin dhe ka zbuluar se si përmes një telefonate ishte bindur që t’i bashkohej ekipi të Serisë A.
“Unë dhe familja ime jemi përshtatur mirë, skuadra më ka pritur në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë fillimisht mesfushori, duke vijuar: “Unë nuk ndihem lider, pasi ka shumë të tillë në dhomat e zhveshjes, por, është e qartë se ky rol ka nevojë për një personalitet të madh. Unë ndihem mirë, ai i mesfushorit qendror është një rol që më pëlqen dhe më duhet ta pranoj se D’Aversa më ka ndihmuar shumë. Ma ka shpjeguar se çka dëshiron nga unë dhe se në cilat aspekte duhet të përmirësohem. Falë përkrahjes së tifozëve i kam zhvilluar këto paraqitje. Mbështetja e tyre më ka shtyrë përpara, ditë pas dite, që të jap gjithçka.”
Por, si u bind ish-futbollisti i Ferizajt dhe i Partizanit që të shkonte tek Lecce? “Ka mjaftuar një telefonatë, zbulon ai. “Kur menaxheri im foli me drejtorin e klubit, menjëherë e kemi kuptuar se Leçe ishte zgjidhja e duhur për mua. Vërtet, ka mjaftuar pak kohë për t’u bindur”.
Ylber Ramadani është njëri prej lojtarëve që kontribuoi mjaft që Kombëtarja shqiptare të kualifikohej për në “Euro 2024” dhe ai beson se kuqezinjtë do të bëjnë mirë edhe në Gjermani, në Evropianin e dytë brenda 8 vjetësh pas atij të vitit 2016, përcjell albinfo.ch.
“Unë mendoj se, sa i përket Evropianit. Ne mund të jemi e papritura e “Euro 2024”, – ka thënë ai. – Ne e kemi një grup futbollistësh që mund të bëjë vërtet gjëra të mira, shumë prej nesh luajmë në ligat kryesore të futbollit evropian. Dhe, edhe falë prurjeve të reja mund të bëjmë mirë. Do të jetë një aventurë e bukur”, – përfundon futbollisti i Lecces, Ylber Ramadani, duke folur për “Corriere dello Sport”.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë












