Maqedonia
Maqedoni: Bizneset e ndiejnë mungesën e diasporës
Ardhja e mërgimtarëve ka ngjallur bizneset në Maqedoninë e Veriut, ndërsa largimi i shumicës prej tyre ka ulur dukshëm “gjallërinë”, shkruan Alsat.
Pronarët e bizneseve thonë se mërgimtarët janë si injeksion për funksionimin e tyre, ndërsa ikja e tyre i lë të dëshpëruar.
“Derisa janë mërgimtarët këtu, është gjë normale se punojmë me mërgimtarët. Mendimi im, por po besoj edhe të gjithë të tjerëve është se mërgimtarët e mbajnë Maqedoninë, se tjetër biznes këtu nuk ka, s’kemi fabrika, mendimi im personal është që e mbajnë mërgimtarët. Kështuqë ne i presim mërgimtarët, punojmë me ta dhe ikja e tyre është shumë keq për ne se bie shumë biznesi, por vijnë prapë”, tha një pronare biznesi, përcjell albinfo.ch.
“Në përgjithësi, ka ndikuar tepër shumë, pasi Maqedonia varet shumë prej mërgimtarëve, domethënë nëse nuk janë ata, dihet më, situata ekonomike si është në Maqedoni. Çdoherë kur vijnë mërgimtarët, neve na japin infuzion”, u shpreh një pronar tjetër.
“Kur kanë ardhur mërgimtarët, ka pas lëvizje më tepër, ka lëviz puna, prej kur kanë shkuar mërgimtarët, pak më dobët është, se në Maqedoni vështirë, gjithçka është shtrenjtë…”, theksoi një tjetër pronar.
Për shkak të festave të fundvitit, shumica e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit zgjodhën që pushimet e tyre t’i kalojnë në vendlindje.
Shumica tashmë janë rikthyer nëpër vendet e tyre të punës, ndërsa të paktë janë ata që janë akoma këtu.
E-Diaspora
-
Hap dyert Forumi Ekonomik Botëror WEF dhe «Shtëpia e Kosovës» në Davos Në një forum ku vetëm një numër i kufizuar shtetesh kanë hapësira të dedikuara për prezantim,... -
Ibrahim Berisha kandidon sërish për Këshillin e Përgjithshëm të Friburgut -
Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit që vdiq tragjikisht në aksidentin në Slloveni -
Sot në Gjenevë: Debat mbi të drejtën e votës së të huajve -
Zvicër
Kosova me “Shtëpinë e Kosovës” në Davos 2026, në fokus talenti, demokracia dhe investimet
Jeta në Zvicër
-
Hap dyert Forumi Ekonomik Botëror WEF dhe «Shtëpia e Kosovës» në Davos Në një forum ku vetëm një numër i kufizuar shtetesh kanë hapësira të dedikuara për prezantim,... -
SBB-së i lejohet të zgjerojë linjën Zurich-Winterthur -
Mësuesve të Cyrihut u jepet më shumë kohë për punë jashtë mësimdhënies -
Një tifoz futbolli bie nga tribunat e stadiumit në Sion dhe vdes -
Zvicër: Të moshuarit që kanë frikë për sigurinë personale













