Lajme
Gjermania thjeshton masat për dëbim të të huajve pa leje qëndrimi
Ka kohë të gjatë që ishte një periudhe tensionesh brenda koalicionit qeverisës gjerman, Dhoma e Ulët e Parlamentit, apo Bundestagu, miratoi një projektligj që përfshin një sërë masash, sikurse zgjatja e masës së paraburgimit për të parandaluar dështimin e dëbimeve të shtetasve të huaj, përcjell albinfo.ch.
Këto masa do ta lehtësojnë procesin e dëbimit të të huajve pa leje qëndrimi. Një ndër masat e miratuara edhe zgjatja e periudhës maksimale ligjore të paraburgimit, për personat që janë në pritje të dëbimit, nga 10 ditë në 28 ditë.
Për më tepër, përfaqësuesit e autoriteteve tani do të lejohen që të hyjnë në dhomat e përbashkëta të personave që janë në proces dëbimi, e jo vetëm në dhomën e personit që do të dëbohet nga shteti.
Në të kaluarën, dëbimet raportohet se kishin dështuar për shkak se personat që ishin në proces dëbimi nuk mund të gjendeshin nga autoritetet.
Projektligji ishte hequr nga rendi i ditës përmes një njoftimi të minutës së fundit gjatë seancës së fundit para Krishtlindjes. Tërheqja e kësaj pike nga rendi i ditës u bë për shkak se një prej partnerëve të koalicionit qeverisës gjerman, Të Gjelbërit, kërkuan përmirësimin e legjislacionit. Për shkak të insistimit të kësaj partie, tani është garantuar që personat që janë në procedurë dëbimi do t’u sigurohet një avokat.
Ligji parashikon gjithashtu masa më të ashpra kundër trafikantëve me njerëz. Për shkak të protestave të organizatave për drejtave të njeriut, një paragraf i futur më vonë në legjislacion sqaron se kjo nuk i prek njerëzit që shpëtojnë refugjatë në det.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor













