Lajme
Mijëra banorë të Gjermanisë pritet të natyralizohen këtë vit
Raportohet se komuniteti turk në Gjermani pret 50.000 aplikime për natyralizim prej banorëve me rrënjë turke këtë vit, si në vjetët e ardhshëm, pas reformës së kryer prej Gjermanisë në ligjin për shtetësi, përcjell albinfo.ch.
“Besoj që në periudhë afatgjatë, 1.5 milionë shtetas me origjinë turke në Gjermani, që nuk e kanë ende shtetësinë gjermane, do të kenë shtetësi të dyfishtë”, ka thënë Gokay Sofuoglu për mediumin gjerman RND.
Komentet e tij kanë ardhur një ditë pasi Bundestagu ka miratuar një reformë në ligjin për shtetësi, që synon shkurtimin e kohës për posedim të pasaportës gjermane, dhe u mundëson banorëve që të kenë më shumë se një shtetësi.
“Nëse përhapet fjala për ligjin e ri, numri i aplikacioneve për natyralizim do të rritet në vazhdimësi”, ka thënë Sofuoglu.
“Shumë persona do ta kuptojnë që përfitimet i tejkalojnë të metat”.
Megjithatë, ai ka thënë se beson që autoritetet gjermane do ta kenë të vështirë procesimin e aplikacioneve, pasi veçse janë të mbingarkuara.
Legjislacioni i ri parasheh që banorët e Gjermanisë mund të aplikojnë për shtetësi pas pesë vjetësh jetesë aty, në krahasim me tetë sa ka qenë deri më tani.
Një pikë tjetër parasheh që personat, të cilët pajisen me pasaportë gjermane, nuk kanë nevojë të heqin dorë prej pasaportës së vendlindjes./REL
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor











