Kosova
Kosova në shkurt mëson kundërshtarët për Ligën e Kombeve
Më 8 shkurt përcaktohen kundërshtarët e ardhshëm të përfaqësueses së Kosovës në edicionin e katërt të Ligës së Kombeve të UEFA-s, shorti i së cilës garë tërhiqet në Paris.
Ndeshjet e fazës grupore të Ligës së Kombeve do të zhvillohen në vjeshtën e këtij viti.
Ndeshjet e para janë prej 5 deri më 7 shtator e të dytat prej 8 deri më 10 shtator. Dy ndeshje janë në tetor e dy të tjera në nëntor.
Përfaqësuesja e Kosovës do të vazhdojë të luajë në Ligën C të Ligës së Kombeve dhe për short do të jetë në vazon e dytë së bashku me Azerbajxhanin, Bullgarinë e Ishujt Faroe.
Rumania, Suedia, Armenia e Luksemburgu janë në vazon e parë. Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Irlanda e Veriut dhe Qipro në vazon e tretë, ndërsa Bjellorusia, Estonia, Letonia dhe Lituania apo Gjibraltari në vazon e katërt.
UEFA ka bërë disa ndryshime për edicionin e katërt të Ligës së Kombeve. Ka përfshirë fazë çerekfinale për Ligën A. Sa i takon Ligës C, katër fituesit e grupeve promovohen në Ligën B. Ndërkohë vetëm dy prej katër përfaqësueseve më të dobëta në grupe në Ligën C, bien në Ligën D. Dy të tjerat luajnë në plejaut.
FFK-ja ende nuk e ka caktuar selektorin e ri të Kosovës. Ndërkohë në mars e në qershor Kosova pritet të luajë ndeshje miqësore./Koha.net
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë












