Lajme
Kërkohen kursime në të gjitha ministritë e Gjermanisë
Qeveria gjermane sapo ka bërë gati buxhetin për vitin në vazhdim, kur dalin sërish lajme të këqija: Sipas një raporti, qeverisë do t’i mungojnë sërish disa miliarda për vitin 2025.
Sipas raportimeve në mediat gjermane, në buxhetin e qeverisë së koalicionit në Berlin për vitin e ardhshëm po hapet një boshllëk i ri disa miliardësh. Ministrit gjerman të Financave, Christian Lindner, (FDP) do të duhet të mbushë boshllëkun e miliardave dyshifrorë, sipas mediave. Gazeta “Handelsblatt” ka publikuar shifra, duke iu referuar qarqeve qeveritare në Berlin.
Sipas saj, në buxhetin e vitit 2025 mungojnë 13 miliardë euro. “Boshllëku buxhetor do të jetë dukshëm në nivelin dyshifror”, ka cituar “Handelsblatt” një përfaqësues qeverie. Kurse gazeta “Bild” kishte bërë fjalë për 25 miliardë euro që i duhen buxhetit. Një javë më parë, i ngarkuari për buxhetin tek grupi parlamentar i Unionit CDU/CSU, Christian Haase, kishte bërë të ditur se kemi nevojën e një kursimi prej rreth 36 miliardë eurosh për vitin 2025. Ende nuk është e qartë se sa do të jetë mungesa buxhetore për 2025-n, sipas tij.
Pas këtyre njoftimeve vijnë edhe reagimet e para nga politika. Torsten Herbst, politikani liberal për financat, i FPD, partnere e koalicionit qeveritar ka kërkuar për vitin 2025 kursime në të gjithë sektorët. “Çdo ministri tanimë duhet të ofrojë kursime konkrete, projekte të tëra dhe detyra duhet të vendosen në pikëpyetje”, tha Herbst për gazetën “Bild” të shtunën. Nuk mjafton më të mbledhësh, FPD kërkon “vendosje të vërtetë prioritetesh”. Sipas Herbst duhet të ketë dy prioritete, siguria dhe mirëqenia. “Siguri brenda vendit dhe jashtë si edhe mbështetje të ekonomisë dhe lokacionit Gjermani.”
Zëdhënësi i FPD-së për çështjet buxhetor, Otto Fricke, ka theksuar po ashtu për mediat, se edhe ministri i Mbrojtjes, Pistorius, duhet “të ndihmojë ministrin e Financave dhe të thotë” se ku do t’i marrë paratë shtesë. Bundeswehr ndodhet para reformimit të madh pas ndryshimit të politikës gjermane për mbrojtjen dhe fondit 100 miliardësh për ushtrinë gjermane pas fillimit të luftës në Ukrainë. Kurse politikani liberal, Herbst, propozoi madje edhe heqjen e ndihmave humanitare për Kinën dhe Indinë. “Shtetet me programe kozmike nuk duhet patjetër të marrin ndihma zhvillimi nga Gjermania”, ka thënë ai për “Bild”./DW
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë












