Lajme
Një në gjashtë persona në Zvicër vuan diskriminimin racor
Ata me prejardhje migrimi - veçanërisht të prekur
Sipas një sondazhi, një në gjashtë persona që jeton në Zvicër është diskriminuar në aspektin racor në pesë vjetët e fundit. Të rinjtë dhe personat me prejardhje migrimi janë veçanërisht të prekur, transmeton albinfo.ch.
Në një anketë monitoruese të kryer nga Shërbimi për Luftimin e Racizmit, 17% e njerëzve deklaruan se kishin përjetuar diskriminim racist – pra 1.2 milionë njerëz në Zvicër. Racizmi dhe diskriminimi racor janë një realitet për një numër në rritje të njerëzve në Zvicër, njoftoi qendra të enjten.
Shpesh në vendin e punës
Sipas njoftimit për media, shumica e të prekurve janë të moshës nga 15 deri në 39 vjeç, shkruan swissinfo. Diskriminimi racor ndodh në të gjitha fushat e jetës. 69% e të anketuarve deklaruan se ishin diskriminuar në jetën e përditshme të punës ose kur kërkonin punë.
Kjo përfshinte diskriminimin e pajustifikuar në procesin e aplikimit, fyerjet dhe ngacmimet ose diskriminimin e pagave. Për më tepër, 30% përmendën sferën publike dhe 27% shkollën si vend diskriminimi.
Monitorimi tregon qartë se ka nevojë për veprim në formën e masave institucionale për të mbrojtur më mirë njerëzit nga margjinalizimi, vijon raporti. Duhet të ketë një fokus më të madh në racizmin strukturor në tregun e punës ose në shkollë.
Këshilli Federal gjithashtu njoftoi të enjten se do të punojë me kantonet për të zhvilluar një strategji dhe një plan veprimi kundër racizmit dhe antisemitizmit. Ai gjithashtu do të shqyrtojë nëse duhet të emërohet një komisioner i ri për luftën kundër racizmit dhe antisemitizmit.
Monitorimi, çdo dy vjet
Të dhënat nga anketa “Të jetojmë së bashku në Zvicër” dhe rastet e këshillimit nga rrjeti i këshillimit për viktimat e racizmit janë analizuar në kuadër të monitorimit të kryer nga njësia e specializuar për luftimin e racizmit. Monitorimi publikohet çdo dy vjet që nga viti 2010. Qëllimi është të zhvillohet një politikë kundër racizmit e bazuar në fakte dhe efektive.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













