Lajme
Komunën e gjeta të zhytur në borxhe
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se komuna është e qytetarëve të Prishtinës dhe nuk do t’ua lë në dorë Sami Hamitëve dhe klaneve politike
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është shprehur i përkushtuar për të vendosur rend dhe ligj nëpër ndërmarrjet publike komunale, të cilat kanë qenë të udhëhequr nga klanet familjare. Ai thotë se komunën e ka gjetur të zhytur në borxhe dhe të ngufatur nga politika.
Pas debatit të ashpër që u zhvillua dje në një seancë të jashtëzakonshme të kuvendit komunal, Shpend Ahmeti ka polemizuar edhe sot në facebook, me këshilltarët e LDK-së. Ai tha se komuna është e qytetarëve të Prishtinës dhe nuk do t’ua lë në dorë Sami Hamitit dhe “Hamitëve” të tjerë.
“Në Prishtinë i kemi trashëguar 7 ndërmarrje publike komunale të cilat faktikisht kanë qenë ndërmarrje familjare komunale. Trafiku Urban me borxh mbi 1.5 milion euro, ku 22 muaj nuk u janë paguar pagat punëtorëve. Pastrimi me mbi 1.5 milion euro borxh dhe kompani joefikase në mbledhjen e mbeturinave; Termokos me bilanc negativ dhe ankesa të shumta nga donatorët; Sport Marketing me borxhe ndaj punëtorëve; Ndërmarrja Publike Banesore që prej vitit në vit ka zvogëluar qarkullimin me shumë keqpërdorime; Stacioni i Autobusëve që realisht ka pas të hyra po ku pagat kanë qenë shumë të larta”, thotë Ahmeti
Ai tha se kur ka filluar të merr masa për t’i shkarkuar bordet dhe menaxhmentet familjare, Sami Hamiti (i pari i LDK-së në Komunë) ka filluar të tentojë organizimin e një vote në kuvend për t’i rimarrë komisionet e aksionarëve.
Ka thirr mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit dhe ditëve të fundit ka bërë presion të jashtëzakonshëm te anëtarët e Kuvendit Komunal me çdo mjet të mundshëm. Kur u pa që nuk kishte as arsye të mbahej mbledhja e jashtëzakonshme, u tentua kontrabandimi i një vendimi, i cili fare nuk u diskutua për pezullimin e vendimeve të aksionarëve deri në raportim. Kjo është joligjore, e pavlefshme dhe nuk do të bëhet”, thotë Ahmeti.
Kryetari i Prishtinë, thotë se ka ardhur koha që ndërmarrjet komunale familjare të kthehen në Ndërmarrje Publike Komunale në shërbim të qytetarëve.
“Kemi nevojë për përkrahje për ta kthyer qytetin tonë deri në fund. Të ju themi Sami Hamitëve se qyteti është i qytetarëve të Prishtinës e jo i klaneve për interesa të ngushta personale”, shkruan Ahmeti në rrjetin social facebook.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë











