Shqipëri
Janari shënoi rritje të numrit të turistëve në Shqipëri
Duket se viti 2024 ka nisur me fluks të konsiderueshëm vizitorësh, sipas shifrave zyrtare, pasi muaji janar ka shënuar rritje me 30% më shumë krahasuar me janarin 2023, në Shqipëri. Më konkretisht, vetëm gjatë muajit të kaluar Shqipërinë e vizituan mbi 489,599 vizitorë të huaj, nga rreth 377 mijë që u regjistruan në të njëjtën periudhë të vitit 2023. Ndërsa nëse bëhet krahasimi me muajin e parë të vitit 2022, asokohe numri i vizitorëve ishte 194,237, referuar shifrave zyrtare, përcjell albinfo.ch.
Dimri ka rezultuar gjithnjë me fluks vizitorësh të huaj në rritje, pasi edhe shifrat e dhjetorit 2023 tregojnë se në Shqipëri kanë hyrë mbi 616 mijë të huaj, me një rritje prej 57.6%, në raport me dhjetorin 2022.
Hyrjet kryesore kanë qenë nga vendet e Evropës, ku një pjesë e turistëve, edhe për shkak të festave, janë kryesisht emigrantë, që kthehen në vend pranë familjeve dhe të afërmve.
Ndërsa bazuar në shifrat zyrtare të INSTAT, numri i vizitorëve që ishin në Shqipëri gjatë vitit 2023 ishte mbi 10 milionë e 155 mijë, duke u rritur me 34,6%, në krahasim me vitin 2022.
Pritshmëritë mbeten të larta edhe për këtë vit, e veçanërisht gjatë periudhës së verës, atëherë kur arrihet edhe piku i turistëve dhe vizitorëve.
Të tjera nga Shqipëri
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm Sipas Raportit të fundit të Arsimit Zviceran, 90.1% e 25-vjeçarëve në Zvicër përfundojnë arsimin e mesëm... -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete? -
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse











