Lajme
Hapet edhe një pikë e re shkollore në Birmensdorf, të Kantonit të Cyrihut
… Vazhdojmë me gjithë përkushtimin në shërbim të gjuhës shqipe dhe kulturës kombëtare. Qëllimi ynë është që fëmijët shqiptarë ta mësojnë dhe ta ruajnë gjuhën amtare. Dhe, një përpjekje e këtillë është realizuar në pikën shkollore të radhës, në Birmensdorf të Kantonit të Cyrihut.
Tani më çdo e mërkurë sjell buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve shqiptarë të pikës shkollore në Birmensdorf të Kantonit të Cyrihut. Ata kanë filluar edhe shqip të mësojnë. Gëzimi shihej qartë jo vetëm në fytyrat e nxënësve, por edhe të mësueses Arijeta Berisha – Xhelili, e cila derisa shpërndante tekstet shkollore, u tërhiqte vërejtjen fëmijëve për shkronjat e shenjta të gjuhës shqipe, shkruan albinfo.ch.
Nxënësit e shkollës shqipe në Birmensdorf ftojnë edhe fëmijët e tjerë të këtij vendbanimi dhe lagjeve për rreth të Cyrihut që në ditët në vijim t`u bashkëngjiten orëve mësimore me qëllim që edhe ata ta mësojnë gjuhën e nënës. Dhjetëra e dhjetëra pika shkollore që janë hap në këto 3- 4 vitet e fundit dëshmojnë qartë se aty ku punohet suksesi nuk mungon. Prindër, mësues janë bërë bashkë në misionin e tyre kombëtar me qëllim që të përfshijmë sa më shumë fëmijë shqiptarë në orët mësimore të gjuhës amtare.
Dhe fare në fund duke iu dëshiruar nxënësve dhe mësueses Arijetë suksese pa fund, urojmë dhe apelojmë te të gjithë bashkatdhetarët që fëmijët e tyre t`i dërgojnë në shkollën shqipe. Mësimi zhvillohet çdo të mërkure nga ora 13:30 -15:15. Për çdo paqartësi mund të na kontaktoni në telefonin kujdestar 076 321 26 94. Dyert e shkollës shqipe jo vetëm në Birmensdorf, por në të gjitha pikat shkollore në mbarë Zvicrën janë të hapura për fëmijët tuaj, prindër të nderuar.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë











