Fun
Amerikanët lindin më shpesh binjakë
Amerikanët lindin shpesh binjakë dhe besohet se ky trend është për shkak të trajtimeve të fertilitetit dhe faktin se ata vendosin të lindin fëmijë në vitet e mëvonshme.
Shkalla e binjakëve të lindur në Shtetet e Bashkuara arriti në 33.7 lindje binjakësh në 1000 lindje më 2013, raporton Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Bëhet fjalë për një rritje prej 2 për qind nga 2012, dhe thuhet të jetë një rekord të ri nacional.
“Unë kam qenë pak i befasuar. Dy për qind është një rritje e madhe”, thotë epidemiologu Joyce Martin për Reuters.
Shkalla e binjakëve të lindur më 1980-2009 u rritën me 76 për qind, që nga koha kur gratë filluan të përdorin tretmane për fertiliet dhe për shkak se kishin vendosur për fëmijë në një moshë më të vjetër, të cilat rrisin shanset e lindjeve të shumta të binjakëve, tha ajo.
Shkalla e lindjeve kishe bërë një kërcim më 2009 dhe e njëjta ndodhi më 2013. Statistikat paraprake për 2014 do të dalin pas dy muajve.
Në 2013-ën ka pasur 3.9 milionë lindje në SHBA, e cila është një më pak se më 2012. Gjithashtu një rekord të ulët kanë shënuar lindjet për femrat në 20-tat, ndërsa kanë shënuar rritje lindjet e grave dhe në moshën e tridhjetave dhe të dyzetave.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër Ortekët në Zvicër kanë marrë tre jetë gjatë fundjavës së Pashkëve. Një alpinist, një snowboarder dhe... -
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029 -
Pse kantoni malor i Graubündenit e refuzon tarifën e emergjencës -
Ticino në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut të zjarreve në pyje










