Shkurt.ch
Zvicra kontrollon azilkërkuesit me dyshimin për terrorizëm
Në rastet kur NDB ka bazë për dyshimin se mund të ketë rrezik, kërkesa për azil hidhet poshtë dhe sipas rastit, informohet edhe Prokuroria Federale
Shërbimi Informativ i Zvicrës (NDB) duhet të kontrollojë me dyshimin për terrorizëm, azilkërkuesit që vijnë nga shtetet që përbëjnë rrezik në këtë drejtim dhe në rastet kur ata janë të dyshuar. Kështu kërkojnë institucionet federale në përpjekje për të parandaluar infiltrimin e terroristëve në mesin e personave që kërkojnë azil në Zvicër.
Siç ka shkruar gazeta “NZZ am Sonntag” në mesin e shteteve “të dyshimta” për azilkërkues terroristë potencialë janë Siria, Iraku, Jemeni dhe Afganistani, edhe pse Zyra Federale pe¨r Migracion (BFM) nuk ka bërë ndonjë specifikim të tillë.
Në rastet kur NDB ka bazë për dyshimin se mund të ketë rrezik, kërkesa për azil hidhet poshtë dhe sipas rastit, informohet edhe Prokuroria Federale. Kështu ndodh parimisht por nuk dihet se sa shpesh është vepruar kështu, shkruan gazeta.
Një pjesëtar i “Shtetit Islamik” edhe përkundër këtyre kritereve ia ka dalë që të pranohet si refugjat në Zvicër. Prokuroria Federale ka ngritur akuzë kundër tre irakianëve të cilët duke qenë në Zvicër e kanë mbështetur IS-in dhe dyshohet se kanë planifikuar një sulm terrorist. Kërkesa për azil e të dyshuarit kryesor qe pranuar në prill të vitit 2013. Deri në momentin e arrestimit në mars 2014 ai jetonte në Zvicër me status të refugjatit të pranuar. Ndërkaq dy të tjerët kishin kërkuar azil por Zvicra ua kishte refuzuar atë.
Megjithatë, përgjegjësit e kësaj fushe besojnë se rastet e tilla kane qenë të izoluara. Kështu thotë për gazetën e përmendur Jacques Repond, zëvendës drejtues i Policisë Federale Kriminale dhe drejtues i Task Forcës për luftimin e udhëtimeve xhihadiste nga Zvicra. “Unë nuk besoj se terroristët rekrutohen në mënyrë sistematike në Zvicër si azilkërkues”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht” Ligji zviceran e përcakton qumështin si "produktin e marrë nga mjelja nga sekretimi i gjirit të... -
Rrufeja godet aeroplanin e Swiss-it – Anulohet fluturimi për në Londër -
Tri qasje: Çfarë ndihmon kundër mungesës së strehimit? -
Shqetësim midis fermerëve përpara një rreziku veçanërisht të theksuar të ngricës -
SWISS dhe Edelweiss rrisin mbishpagesat e karburantit













