Shqipëria
Rreth 3 mijë turistë francezë vizituan Shqipërinë në janar
E përditshmja franceze “News.day Fr” e ka cilësuar Shqipërinë si vendi ideal për të vizituar në 2024-n.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale shkrimin e botuar nga mediumi francez.
“Natyra dhe plazhet shqiptare premtojnë të jenë pushimet e paharrueshme të francezëve për vitin 2024. Nën fokusin e promovimit të medieve franceze të udhëtimeve, ku së fundi “News Day Fr” dhe “A Vous Poitiers” e përshkruajnë Shqipërinë si një përvojë e pasur me zbulime për të gjithë të apasionuarit pas natyrës, traditave lokale dhe turizmit të aventurës, pa lënë mënjanë bukuritë e bregdetit”, theksoi Rama.
Rama bëri të ditur se “rreth 3 000 turistë francezë e kanë vizituar Shqipërinë gjatë janarit të këtij viti, një shifër premtuese për një treg në rritje nga vendet e Evropës perëndimore”.
Shkrimi i botuar nga e përditshmja franceze “News.day Fr” u nda në rrjetet sociale edhe nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.
“Me një vijë bregdetare 363 kilometra, e cila laget nga detet Adriatik dhe Jon, Shqipëria ofron plazhe të mrekullueshme me rërë, gjire dhe dete të veçuar, shpesh të konsideruara si “Karaibet e Evropës”. Përveç plazheve të shumta, vendi ofron edhe peizazhe piktoreske dhe qytete turistike. Ne ju sugjerojmë disa nga qytetet më të mira në Shqipëri për të vizituar”, shkruan ndër të tjera “News Day Fr”.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Autoritetet zvicerane presin financa më të dobëta për shkak të pagesave shtesë të pensioneve Perspektiva për financat publike të Zvicrës është përkeqësuar për vitet 2026 dhe 2027. Kjo për shkak... -
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga -
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros











