Kriza në Ukrainë
Dy vjet nga lufta në Ukrainë
Lufta ka dy vjet që po vazhdon dhe ushtrisë ukrainase po i mbaron avulli. Ajo përballet me mungesën e armëve dhe të njerëzve. Shoqëria civile ka filluar të lodhet edhe nga zvarritja e vendeve perëndimore, por edhe nga problemet e korrupsionit që po gllabërojnë vendin dhe nga sulmet e përditshme ajrore ruse.
Volodymyr Zelensky të premten u bëri thirrje aleatëve perëndimorë të Kievit që të dorëzojnë shpejt sisteme të reja të mbrojtjes ajrore dhe avionë luftarakë. Presidenti ukrainas ndodhet në Lviv, ku do të takohet me një delegacion të senatorëve demokratë amerikanë.
Presidenti i SHBA Joe Biden konfirmoi të premten një veprim prej disa qindra sanksionesh të reja për të siguruar që presidenti rus Vladimir Putin “të paguajë një çmim edhe më të lartë për agresionin [kundër Ukrainës] dhe shtypjen” në Rusi. Sistemi rus i pagesave Mir është në mesin e më shumë se 500 individëve dhe organizatave të synuara.
Ignazio Cassis dëshiron një takim për Ukrainën “deri këtë verë” në Zvicër. Para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Këshilltari Federal foli të premten për një “konferencë të nivelit të lartë” dhe jo për një “samit paqeje”, siç dëshiron Ukraina.
Vladimir Putin përshëndeti “heronjtë autentikë të popullit” që luftojnë për Kremlinin në Ukrainë në urimin e tij për Ditën e “Mbrojtësve të Atdheut”, një homazh i bërë në Rusi për forcat e armatosura në prag të përvjetorit të dytë të sulmit kundër Ukrainë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












