Sport
Nuri Seferi gati për meçin historik në Poloni
Kundërshtari i Seferit, polaku Krzysztof Glowacki deri tani i ka zhvilluar 23 duele dhe ka fituar 23 herë, 15 herë me K.O.
Po afrohet meçi historik i kampionit aktual të Evropës dhe numrit 3 të botës në kategorinë “Cruiser”, Nuri Seferi. Ai do të përballet më 31 janar me numrin 1 të botës, Krzysztof Glowacki në Poloni.
«Përgatitjet e mia po shkojnë drejt përfundimit para ndeshjes sime historike më 31 Janar në Poloni kundër Krzystof Glowacki. Dua që publikisht të falënderoj trajnerin tim Bülent Baser i cili ka bëre një punë të shkelqyer gjatë fazës përgatitore. Kemi punuar shumë me qellim që të kthehemi kokëlartë nga Polonia», shkruan në një postim në Facebok, boksieri shqiptar i cili është i bindur thellë në fitoren e tij.
«Po ashtu dua që në këtë rast të falënderoj edhe ish kampionin e botës Juan Carlos Gomez , Sparing Partnerin tim i cili u stërvit sëbashku me mua gjatë stërvitjeve intensive që kisha në këtë periudhë. Shpresoj që mbështetja juaj nuk do të mungojë as në Poloni. Të bashkuar drejt fitorës », thotë Seferi.
Lufta Seferi vs. Glowacki është pjesë e një Turneu Eliminator që e ka përzgjedhur Federata WBO në asamblenë e saj të fundit në Las Vegas. Ky do të jetë padyshim dueli më i rëndësishëm në karrierën e boksierit shqiptar, Nuri Seferi .
Kundërshtari i Seferit, polaku Krzysztof Glowacki deri tani i ka zhvilluar 23 duele dhe ka fituar 23 herë, 15 herë me K.O. Ai e mban titullin WBO Inter-Continental dhe pozitën e parë në ranglisten botërore. Pra një kundërshtar që më i vështirë nuk mund të ishte, është vetëm 28 vjeçar, 10 vite më i ri se boksieri shqiptar me qendrim në Zvicër, Nuri Seferi.
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe në Zvicër, tema qendrore e numrit më të ri të revistës albinfo.ch Numri më i ri i revistës albinfo.ch, i cili nga sot është në duart e lexuesve,...
-
Itali
Arrestohet shqiptari në Itali, kishte mbi 1 kg kokainë në makinë
-
Panairi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bashkon më shumë se 100 shoqata në Nju-Jork
-
Një shqiptaro-zvicerane ambicioze, në Kancelarinë Federale të Zvicrës
-
Thun
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun
Jeta në Zvicër
-
Operacioni Pandora: Qendrat e thirrjeve mashtruan edhe në Zvicër Falë hetimeve të Europolit, dymbëdhjetë qendra të thirrjeve kriminale u shkatërruan. Mashtruesit ishin aktivë edhe në...
-
Testet e para në Appenzell për të prezantuar patentë shoferin digjital
-
Nuk ka pagesa me kartë për shuma të vogla, a është kjo e ligjshme?
-
Sulmuesi i talentuar shqiptar vazhdon kontratën me FC Zurich
-
Maratona e Gjenevës në fundjavë, shumë rrugë do të mbyllen