Futboll
U21 e Shqipërisë po përgatitet për sfidat ndaj Finlandës dhe Zvicrës
Takimi i dytë ndaj Zvicrës U-21 po në “Air Albania” do të luhet më datë 26 mars, në ora 17:00
Kombëtarja U-21 e Shqipërisë ka vijuar me përgatitjet në kuadër të dy sfidat kualifikuese të vlefshme për “Euro 2025”, ndaj Finlandës (22 mars, ora 17:00) dhe Zvicrës (26 mars, ora 17:00).
Skuadra është stërvitur pasditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit” nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi, që e ndau skuadrën në dy grupe, transmeton albinfo.ch.
Lojtarët kanë marrë ngarkesën e plotë dhe gëzojnë formë të mirë. Me grupin është bashkuar edhe mesfushori i Skënderbeut, Dejvid Janaqi.
Përgatitjet intensive për sfidën e parë të muajit mars ndaj Finlandës U-21 do të vijojnë deri të enjten. Më pas, të premten më datë 22 mars, në ora 17:00, Shqipëria U-21 do të zhvillojë në stadiumin “Air Albania” sfidën ndaj Finlandës U-21. Ndërsa takimi i dytë ndaj Zvicrës U-21 po në “Air Albania” do të luhet më datë 26 mars, në ora 17:00.
Hyrja në stadiumin “Air Albania” për sfidat kualifikuese të Shqipërisë U-21 ndaj Finlandës dhe Zvicrës do të jetë falas. Të gjithë tifozët mund të vijnë të mbështesin Kombëtaren U-21 nga shkallët e stadiumin në dy takimet e rëndësishme në rrugëtimin drejt “Euro 2025”.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten Turizmi ka vazhduar kursin e tij të rritjes në vitin 2025. Si shpenzimet e popullsisë zvicerane... -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit -
Alarmi i valës së të nxehtit rritet në nivelin më të lartë në disa pjesë të Zvicrës












