Kosova
Albion Rrahmani: Jam shumë i lumtur që përsëri jam pjesë e Kosovës
Sulmuesi i Rapid Bukureshtit, Albion Rrahmani ka folur para dy ndeshje miqësore të Përfaqësueses së Kosovës, ku ka thënë se ndihet i lumtur me rikthimin te Dardanët pas një lëndimi të rëndë, përcjell albinfo.ch.
Kosova do të ndeshet të premten me Armeninë në udhëtim, ndërsa të martën do të luajë përsëri në udhëtim te Hungaria.
Këto dy ndeshje do të jenë të parat për përzgjedhësin e ri, Franco Foda, i cili tashmë ka grumbulluar ekipin dhe ka kryer tri stërvitje të plota.
Për këto dy përballje ka folur edhe ylli llapjan, Rrahmani, i cili ndihet i lumtur me rikthimin dhe pret rezultate pozitive nga këto dy ndeshje.
“Jam shumë i lumtur që jam përsëri pjesë e kombëtares pas një lëndimi të rëndë që e kam pasur. Jam kthyer në formën time më të mirë të mundshme dhe jam i gatshëm ta jap 100 përqindëshin për kombëtaren tonë”, ka thënë fillimisht Rrahmani për faqen zyrtare të FFK-së.
“Armenia dhe Hungaria? Janë ndeshje shumë të rëndësishme. Edhe pse janë miqësore do të na shërbejnë që ta njohim më shumë trajnerin, taktikat e tij dhe gjithë bashkëlojtarët njëri-tjetrin”.
“Shpresoj të dalim me një rezultat pozitiv sepse do të jetë shtysë e madhe për ne që në shtator të jemi sa më të gatshëm”, përfundoi sulmuesi i Kosovës.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten Turizmi ka vazhduar kursin e tij të rritjes në vitin 2025. Si shpenzimet e popullsisë zvicerane... -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit -
Alarmi i valës së të nxehtit rritet në nivelin më të lartë në disa pjesë të Zvicrës












