Lajme
Shkencëtarët eliminojnë suksesshëm virusin HIV nga qelizat e infektuara
Shkencëtarët thonë se kanë eliminuar me sukses virusin HIV nga qelizat e infektuara duke përdorur teknologjinë “Crispr” e editimit të gjeneve, e cila ka fituar edhe një Çmim Nobel.
Kjo teknologji bën punën e gërshërëve, por në nivel molekular dhe arrin të presë ADN-në, duke bërë të mundur çaktivizimin ose shkëputjen e saj.
Pas kësaj prove të suksesshme, shkencëtarët shpresojnë që të arrijnë të pastrojnë trupin e njeriut tërësisht nga virusi, edhe pse do të duhet ende punë për të vërtetuar që kjo mënyrë është e sigurt dhe e efektshme.
Mjekimet e deritanishme për virusin HIV, që shkakton SIDA-n, mund ta ndalojnë përparimin e virusit, por jo ta eliminojnë atë.
Ekipi i Universitetit të Amsterdamit që prezantoi testimin gjatë një konference mjekësore këtë javë, theksoi se puna e tyre është ende në fazat e para dhe se do të duhet kohë për t’u bërë kura e HIV-it.
Edhe shkencëtarë të tjerë po përpiqen të përdorin këtë teknologji kundër HIV-it. Kompania Excision BioTherapeutics thotë se pas 48 javësh, 3 vullnetarë me HIV që i janë nënshtruar kësaj ndërhyrjeje nuk kanë shfaqur efekte të rënda anësore.
Megjithatë, studiues të tjerë të kësaj çështjeje thonë se do të jetë tepër sfiduese për këtë teknologji që të sulmojë të gjitha qelizat e infektuara. Shqetësime janë ngritur edhe për efektet anësore afatgjata.
Virusi HIV sulmon qelizat e sistemit imunitar dhe i përdor për t’u shumëfishuar. Edhe nëse një i sëmurë i nënshtrohet trajtimit mjekësor dhe disa persona janë shpallur “të shëruar plotësisht”, virusi nuk zhduket, por qëndron i fshehur në ADN, në gjendje të fjetur.
Shumica e njerëzve të infektuar marrin ilaçe antivirale përgjatë gjithë jetës dhe nëse i ndërpresin, virusi mund të rizgjohet dhe të shkaktojë sërish probleme.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











