Futboll
Trajneri i Lillet e kritikon dhe i thur lavde Zhegrovës
Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, ishte vendimtar në fitoren e Lillet në derbi ndaj Lensit më mbrëmjen e së premtes në Ligue 1, duke realizuar dy golat e fitores, përcjell albinfo.ch.
Në lidhje me paraqitjen e futbollistit kosovar, ka folur trajneri i tij, Paulo Fonseca, duke e lavdëruar, por duke mos lënë anash edhe kritikat.
“Edoni (Zhegrova) ishte vendimtar në sulm, shënoi dy gola; Por unë mendoj se ai mund të bëjë më mirë në mbrojtje. Ndeshje të shkëlqyer ka bërë edhe Nabil (Bentaleb). Unë flas shumë me lojtarët e mi dhe në veçanti me Edonin. Duhet të arrijmë 30 metrat e fundit dhe të jemi vendimtarë. Mendoj se ai ka përparuar nga ky këndvështrim”, u shpreh Fonseca.
Lille pas fitores renditet në vendin e tretë me 46 pikë, pas 27 xhirove, me pikë të barabarta me Monacon që është në pozitën e katërt me një ndeshje më pak të zhvilluar.
E-Diaspora
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit Shqiptari 49-vjeçar nga Maqedonia, me shtetësi zvicerane, akuzohet se ka vrarë gruan e tij në shtator...
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
-
Rama takohet me emigrantët shqiptarë në Milano më 26 maj
-
Nesër është dita e fundit e regjistrimit të diasporës
-
Romë
Një kompani e drejtuar nga shqiptari, shpallet kompania më e suksesshme në Itali
Jeta në Zvicër
-
A mund të mbulohen së shpejti syzet dhe lentet e kontaktit nga sigurimi shëndetësor zviceran? Sistemi shëndetësor zviceran renditet ndër më të mirët në botë, por disa gjëra thelbësore, si syzet,...
-
Po bëhet presion që Eurovizioni të organizohet në Gjenevë
-
Kompania kosovare që mobiloi resorte botërore
-
Rruga Gotthard Pass mbetet e mbyllur gjatë “Pentecost”
-
Sulmi në Zofingen: Hetim penal ndaj 43-vjeçarit spanjoll