Portrete të firmave
Po afrohet Forumi i parë shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Për herë të parë në Gjenevë do të mbahet Forumi shqiptaro-zviceran, që në fokus ka patundshmëritë, investimet dhe financat. Qëllimi i këtij takimi është të bashkojë ndërmarrës shqiptaro-zviceranë të sektorit të patundshmërive dhe financave në Zvicër, Kosovë dhe Shqipëri.
Forumi mbahet të premten, më 19.04.2024, nga ora 14:00 deri në orën 20:00, në 8 OAK& Centre de lEspérance, Genève (CH) në Gjenevë.
Qëllimi i këtij takimi është të bashkojë ndërmarrës shqiptaro-zviceranë të sektorit të patundshmërive dhe financave në Zvicër, Kosovë dhe Shqipëri.
Do të keni rastin të takoni shqiptarët më të suksesshëm të sektorit të patundshmërive, invstimeve dhe financave dhe nga kompanitë inovative të krijuara nga shqipataro zviceranët.
Specialistë të finanncave do të prezantojnë zgjidhjet e tyre inovative dhe do të ndajnë përvojat e tyre para një audience prej mbi 200 personash, nga Zvicra, Kosova dhe Shqipëria. Histori suksesi, të padëgjuara më parë.
Synimi i këtij eventi të parë në Gjenevë është të bëhet një inventar i gjendjes aktuale të këtyre fushave në suaza të diasporës shqiptare në pjesën frankofone të Zvicrës, të rrjetëzojë firmat shqiptaro-zvicerane aktive në këto aktivitete ekonomike, qofshin ato në Zvicër, Kosovë, Shqipëri apo gjetiu, me qëllim që të hulumtohen mundësi të reja zhvillimi apo investimi në Zvicër apo në Kosovë, Shqipëri, si dhe në vendet e tjera të Ballkanit.
Kjo ngjarje do të promovojë për herë të parë figura të njohura më me ndikim në sektorin e patundshmërive, investimeve dhe finanacave.
Në këtë Forum do të mbahen disa panele diskutimesh dhe në fund mbyllet me një darkë të përbashkët speciale!
Për të rezervuar vendin klikoni në link:Patundshmëri, investime dhe financa | Führungen & Vorträge | Business-Treff | 19.04.2024 (eventfrog.ch)
Shumë shpejt do të bëhet publike edhe agjenda e këtij forumi.
Sponzor medial I këtij eventi është platforma mediale albinfo.ch
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit19 Prill 2024
- Ora14:00
- LokacioniGjenevë
- Data e përfundimit19 Prill 2024 - 20:00
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore















