Lajme
Kinezët kopjojnë ishullin grek Santorini, e ndërtojnë të njejtin
Kinezët që nuk kanë mundësi të udhëtojnë jashtë vendit, dhe veçanërisht jo në Santorini të Greqisë, kanë tashëm kopjen e tyre të ishullit të famshëm.
Santorini i Kinës ndodhet në provincën jugperëndimore Yunnan dhe me të vërtetë i ngjan një ishulli kozmopolit.
Resorti “Dali, The Dream Land” u ndërtua në anën e vargmalit malor Kangshan me pamje nga liqeni dhe përmban bujtina turistike, hotele butike, restorante, apartamente dhe arkitektura e tij fjalë për fjalë imiton rrugët dredha-dredha të Santorinit, të cilat janë të bollshme me lule, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.
Santorini i Kinës mbulon një sipërfaqe prej 370 hektarësh dhe investimi kushtoi deri në tetë miliardë juanë.
Ai u bë kështu destinacioni kryesor për shumë influencues në rrjetet sociale, por edhe për çiftet e reja që duan foto perfekte nga dasma e tyre.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër












