Futboll
Muriqi: Krenar që e përfaqësoj Kosovën në një shtet që nuk ia njeh pavarësinë
Sulmuesi i kombëtarës së Kosovës Vedat Muriqi, ka dhënë një intervistë ekskluzive, duke thënë se është krenari që po e përfaqëson vendin e tij në një shtet si Spanja, që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
“Gati çdo lojë janë një ose dy flamuj të Kosovës. Ka edhe shumë kosovarë që jetojnë në shtetet e tjera, që vijnë ta shohin special lojën. Për mua normal se është krenari dhe privilegj që ta reprezentoj Kosovën në Spanjë sidomos, ashtu siç e dini nuk na njeh si shtet.”, tha Muriqi në intervistën ekskluzivisht për Artmotion.
Të shtunën, Mallorca do ta zhvillojë një ndeshje ndaj një kundërshtati goxha të fortë, siç është Real Madridi.
E për këtë, sulmuesi kosovar tha se është i gatshëm.
Ai i pati shënuar gol “mbretërve” në “Santiago Bernabeu”.
Intervista u zhvillua nga drejtori i futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku dhe fituesi i edicionit të dytë të Big Brother Vip Kosova, Lumbardh Salihu.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten Turizmi ka vazhduar kursin e tij të rritjes në vitin 2025. Si shpenzimet e popullsisë zvicerane... -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit -
Alarmi i valës së të nxehtit rritet në nivelin më të lartë në disa pjesë të Zvicrës














