Lajme
Zvicra e Kosova thellojnë bashkëpunimin bilateral
Ambasadorja Lang tha se Zvicra do të vazhdojë mbështetjen për progresin në Kosovë dhe marrëdhëniet mes dy vendeve do të shënojnë përparime të reja në të ardhmen
Kosova dhe Zvicra kanë marrëdhënie shumë të mira biletarie, të cilat do të thellohen edhe më shumë gjatë viteve të ardhshme në të gjitha fushat. Kështu u tha gjatë një takimi që zhvilloi ministrja për Dialog në Qeverinë Kosovës, Edita Tahiri dhe ambasadorja e Konfederatës së Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang.
“Jemi të përkushtuar për të zhvilluar dhe përparuar shtetin me vizionin euroatlantik, duke bërë progres substancial në fushat prioritare të sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik në të mirë të qytetarëve të vendit tonë”, deklaroi ministrja Tahiri.
Derisa i vlerësoi shumë të mira marrëdhëniet biletarie me Zvicrën, Tahiri tha se Kosova do të vazhdojë të jetë promotor i paqes dhe fqinjësisë së mirë dhe përkushtimi jonë për dialogun e Brukselit do të ndihmojë integrimin evropian për Kosovën dhe shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor.
Nga ana e saj, ambasadorja Lang theksoi se Zvicra do të vazhdojë mbështetjen për progresin në Kosovë dhe marrëdhëniet mes dy vendeve do të shënojnë përparime të reja në të ardhmen.
Ajo vlerësoi prioritet e përcaktuara nga Qeveria e Kosovës duke shprehur bindjen për sukseset e reja të shtetit të Kosovës në planin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar, sidomos për rolin e saj në bashkëpunimet rajonale dhe fqinjësinë e mirë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Parukierja me kombinim të pazakontë – prerje, larje dhe këshilla juridike Parukierja në Bernë, Geraldine Scherler ka “guxuar” me një kombinim të pazakontë. Pse të zgjidhni midis...
-
Zgjedhjet Evropiane 2024: Një e katërta e popullsisë zvicerane ka të drejtë vote
-
Zvicër: 26-vjeçari vozit me 161 km/h në zonën e kufizimit 80 km/h
-
AAK – dega në Zvicër zgjedh strukturat drejtuese
-
Incidentet raciste në Zvicër – në rritje, veçanërisht në shkolla