Lajme
BE propozon “shmangien” e Brexit-it për të rinjtë
Komisioni i BE-së ka propozuar hapjen e negociatave me Mbretërinë e Bashkuar për të lejuar lëvizshmërinë që gëzonin përpara Brexit miliona të rinj nga mosha 18 deri në 30 vjeç. Lajmi raportohet nga tabloidi britanik, “Guardian” sipas të cilit për të filluar bisedimet për këtë çështje, do të duhet miratimi i liderëve individualë të BE-së.
Një rrugë që mund të çojë në eliminimin e pjesshëm të një prej elementëve më të diskutueshëm të Brexit, përkatësisht bllokut de facto mbi të drejtën për të jetuar në vendet e njëri-tjetrit, ndonëse për një periudhë të kufizuar dhe me kushte specifike.
Duke iu referuar marrëveshjes tregtare pas Brexit për Irlandën e Veriut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha: “Që kur Marrëveshja Windsor ka qenë në fuqi, marrëdhënia ka qenë sigurisht shumë më konstruktive për çështjet për të cilat ne mund të kemi bashkëpunim më të ngushtë dhe çështja e lëvizshmërisë së të rinjve është në interesin e përbashkët, sepse sa më shumë lëvizshmëria e të rinjve të jetë e mundur në të dy anët e kanalit, aq më shumë rriten shanset për të mbajtur marrëdhënie të mira falë faktit që brezat e ardhshëm do të jenë në gjendje të njohin njëri tjetrin”.
Sipas marrëveshjes së propozuar, qytetarët e BE-së dhe Britanisë së Madhe të moshës 18-30 vjeç do të mund të qëndrojnë deri në katër vjet në vendin e destinacionit, tha Komisioni Evropian në një deklaratë të detajuar.
Nëse bie dakord, një vizë e Programit të Lëvizshmërisë Rinore do të lëshohet në vendet pjesëmarrëse, me kushte të mundshme duke përfshirë sigurimin e detyrueshëm shëndetësor dhe vërtetimin e fondeve të mjaftueshme për jetesë, siç pritej për programet e tjera të lëvizshmërisë në të gjithë botën.
“Qëllimi do të ishte të lehtësonte shkëmbimet e të rinjve, duke e bërë më të lehtë për qytetarët e rinj të BE-së të udhëtojnë, të punojnë dhe të jetojnë në MB, me reciprocitet për qytetarët e rinj britanikë në një shtet anëtar”, deklaroi më tej Komisioni.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër













