Lajme
Zvicra po heton kërkesat e azilit me dokumente të rreme të Ukrainës
Autoritetet zvicerane tani po shikojnë nëse dikush me pasaportë të rreme ukrainase pretendon të marrë statusin S
Çdo kërkesë e pestë për statusin e mbrojtjes S për të cilën mund të aplikojnë njerëzit nga Ukraina refuzohet. Kështu tregojnë shifrat nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin SEM për tre muajt e parë të vitit, transmeton albinfo.ch. Kjo tregon një zhvillim të ri, kur të krahasohet me faktin se në fillim të vitit 2023 miratoheshin 97 për qind e aplikimeve ose refuzohej vetëm një në tridhjetë kërkesa.
Pushtimi rus i Ukrainës ka npodhur më shumë se dy vjet më parë. Kjo është arsyeja pse një numër relativisht i madh njerëzish kanë fituar ndërkohë statusin e azilit në ndonjë vend tjetër, thotë Magdalena Rast nga SEM (Sekretariati Federal për Migracion), shkruan srf.ch.
“Prandaj, këta njerëz nuk marrin më statusin e mbrojtjes S në Zvicër”.
SEM-it i duhen aktualisht rreth tre muaj për t’iu përgjigjur një kërkese për statusin e mbrojtjes S. Në fillim të vitit 2023 i duheshin mesatarisht rreth dy javë.
Tani, shqyrtimi i kërkesave për status S kërkon më shumë angazhim sesa më parë
Autoritetet zvicerane tani po shikojnë më nga afër, për shembull për të zbuluar nëse dikush mund të ketë një pasaportë të rreme ukrainase me të cilën pretendon të marrë statusin e lakmuar S. Prandaj shqyrtohen më nga afër arsyet e arratisjes dhe qendra e jetës para shpërthimit të agresionit rus mbi Ukrainën.
Përpjekjet për Sekretariatin Shtetëror për Migracionin janë shtuar, thotë Magdalena Rast: “Këto sqarime kërkojnë kohë. Përpjekja është rritur ndjeshëm, përcjell albinfo.ch. Por sigurisht që njerëzit ende marrin saktësisht të njëjtën mbrojtje në Zvicër”.
E-Diaspora
-
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova Tri veshjet e prezantueses Victoria Swarovski për natën finale që u mbajt në Vjenë, janë dizajnuar... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Zvicër
-
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi Mbi 15 milionë franga janë shpenzuar deri tani për fushatën “No to 10 million”... -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra











