Lajme
Miliarderi zviceran jep 243 milionë dollarë për demokratët amerikanë, “çmenden” republikanët
Hansjörg Wyss anashkalon me këtë rast ndalimin që vlen për të huajt në SHBA që të mbështesin drejtpërdrejt financiarisht politikanët
Miliarderi i njohur nga Zvicra, me qëndrim në SHBA, Hansjörg Wyss, ka ngjallur zemërimin e republikanëve amerikanë me një donacion të madh që ka bërë për demokratët.
Ai ka dhuruar së fundi plot 243 milionë dollarë për Fondin liberal “Sixteen Thirty” përmes fondacionit të tij “Berger Action Fund”, transmeton albinfo.ch. Organizata fokusohet në çështje si aborti dhe paga minimale – dhe është një gjemb në sy për republikanët.
Wyss anashkalon me këtë rast ndalimin që vlen për të huajt në SHBA që të mbështesin drejtpërdrejt financiarisht politikanët. Por Wyss është konsideruar prej kohësh si armik nga republikanët. Përveç këtij donacioni të madh, ai ka paguar gjithashtu gati 100 milionë dollarë për komitetet iniciative në 25 shtete të SHBA-së, gjatë dekadës së fundit.
Të mërkurën e kaluar, republikanët në Senat paraqitën një propozim për një ligj për të parandaluar që kjo të ndodhë në të ardhmen. Senatori Bill Hagerty nga Tenesi dëshiron të ndalojë qytetarët e huaj që të ndikojnë në politikën elektorale në SHBA me donacione indirekte. Hagerty e justifikoi në mënyrë eksplicite sugjerimin me donacionin e miliarderit Hansjörg Wyss.
Por, siç thotë miliarderi zviceran për gazetën zvicerane, as ky ligj nuk do të bëjë ndonjë ndryshim për të. “Nuk do të ndryshojë shumë”, është shprehur ai.
Hansjörg Wyss zë vend shpesh në kryetituj gazetash lidhur me donacionet ose me paratë e tij, përcjell albinfo.ch. Kështu ishte kur bleu Chelsea FC për mbi 3 miliardë franga ose kur dhuroi miliona të panumërta për universitetin elitar të Harvardit ku ai kishte studiuar. Dhe, ai mund të përballojë një gjë të tillë: pasuria e tij vlerësohet në mbi 12 miliardë franga.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër












