Shqipëria
Italia tërhiqet nga kërkesa për ekstradimin e shqiptarit të arrestuar në Shqipëri
Italia është tërhequr nga kërkesa për ekstradimin e Dritan Xhepexhiut, i arrestuar në Shqipëri si anëtar i një grupi që kishte trafikuar drogë midis viteve 2019 dhe 2020.
I njohur edhe si Dritan Idrizi, 38-vjeçari u arrestua nga forcat operacionale në fillim të vitit, teksa gjatë kohës që shqiptari mbahej në paraburgim në vendin e tij, një gjykatë italiane ka zbutur masën e sigurisë në Itali për akuzën e trafikut të paligjshëm të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim. Në pritje për ta ekstraduar drejt Italisë, situata e të riut nga Gramshi ndryshoi menjëherë, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Për këtë arsye prokurori i çështjes u tërhoq nga kërkesa për ekstradim dhe rrjedhimisht nga kërkesa për arrest me burg, duke këmbëngulur për revokim të kësaj mase.
Xhepexhiu u lirua nga gjykata e Tiranës, bazuar në tërheqjen e italianëve që më herët kishin përcjellë materiale hetimore, ku shfaqeshin edhe emra të tjerë të shpërndarjes së kokainës, midis tyre të Rabab Mufakir dhe Erich Domeneg, ky i fundit i ngarkuar për të dorëzuar paratë e drogës në një qendër tregtare.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime Një mocion parlamentar kërkon rritjen e pushimit minimal vjetor nga katër në pesë javë për të... -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto












