Shqipëria
Edhe revista amerikane rekomandon Shqipërinë për ta vizituar gjatë verës
Shqipëria kufizohet me Detin Mesdhe dhe ofron plazhe të bukura me rërë të bardhë – të ngjashme me Maldivet – dhe një pasuri të pamasë kulturore
Vera po afron dhe shumë prej jush tashmë kanë filluar të bëjnë plane dhe rezervime përpara se tarifat e hoteleve dhe biletat e fluturimeve të rriten, shkruan Vinicius Costan në revistën amerikane të udhëtimeve “Travel off Path”.
Lojërat Olimpike janë planifikuar të zhvillohen nga 26 korriku deri më 11 gusht në Francë, kështu që do të ketë një fluks të numrit të fluturimeve drejt Parisit dhe sezoni do të jetë i ngarkuar duke çuar në rritjen e çmimeve te konsumit.
Megjithatë, jo të gjitha destinacionet evropiane do të jenë të shtrenjta për turistët me një buxhet mesatar.
Ne ju sugjerojmë tre destinacionet më të lira në Evropë për të vizituar në vitin 2024, që përfshijnë Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Bullgarinë, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Shqipëria
Shqipëria, e vendosur në zemër të Ballkanit, kaloi pjesën më të madhe të historisë së saj nën regjimin e diktaturës komuniste.
Vendi rilindi në shekullin XXI, me një demokraci liberale dhe aspirata të qarta perëndimore, i cili aktualisht po kompenson kohën e humbur në frontin e turizmit.
Deri në vitet 1990, turistët nuk lejoheshin të vizitonin Shqipërinë, përveçse vetëm për arsye shumë specifike dhe me kushte strikte.
Shqipëria kufizohet me Detin Mesdhe dhe ofron plazhe të bukura me rërë të bardhë – të ngjashme me Maldivet – dhe një pasuri të pamasë kulturore.
Nga rrënojat e lashta greko-romake të Butrintit – një nga zonat më magjepsëse arkeologjike në pellgun e Mesdheut – në Vlorën bregdetare dhe hijeshinë e Botës së Vjetër të Gjirokastrës dhe Beratit, dy qytete të listuara në UNESCO me një trashëgimi të ruajtur mesjetare – ky udhëtim nuk mund të ishte më tërheqës.
Për fat të mirë për turistët me buxhet të kufizuar, ky vend mesdhetar në trend është tepër i përballueshëm për të udhëtuar.
Ju mund të akomodoheni në hotele me tre yje në Vlorë, një nga destinacionet kryesore bregdetare, duke filluar nga vetëm 28 dollarë, ndërsa qëndrimi në resortet me pesë yje kushton deri në 168 dollarë.
Nëse vendosni të hani jashtë, në Shqipëri do të shpenzoni mesatarisht 20 dollarë në ditë për ushqimin, edhe nëse e trajtoni veten me një vakt më të këndshëm, me tri pjata dhe një kanë me verë në një restorant të nivelit të mesëm, nuk ka gjasa të faturoheni më shumë se 30 dollarë.
Në fakt, një udhëtim njëjavor në Shqipëri kushton vetëm 546 dollarë për person, duke e bërë atë destinacionin më të lirë mesdhetar.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










