Kosova
Tetë vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA
Tetë vjet më parë Kosova u bë anëtarja e 210-të e FIFA-s.
Federata e Futbollit të Kosovës mori 141 vota për anëtarësim, nga 164 votat në Kongresin e 66-të të FIFA-s që u mbajt në Meksikë.
Pas thyerjes së izolimit 25-vjeçar më 3 maj 2016, me anëtarësim në UEFA, misioni i Federatës së Futbollit të Kosovës u kompletua më 13 maj 2016, kur Kosova u pranua me shumicë votash si anëtare e FIFA-s.
Në Kongresin e FIFA-s, para votimit për anëtarësimin e FFK-së, të pranishmëve iu pati drejtuar anëtari i Këshillit të FIFA-s, Senesh Erzik, i cili theksoi se Kosova i kishte përmbushur të gjitha kriteret për të qenë pjesë e FIFA-s.
Më pas një fjalim e mbajti edhe kryetari i atëhershëm i FFK-së, i ndjeri Fadil Vokrri, i cili u sqaroi delegatëve se futbolli në Kosovë ka një historik të madh dhe iu kujtoi se tashmë Kosova ishte pranuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe nga shumë federata tjera sportive ndërkombëtare.
Në fund të fjalimit të tij Vokrri tha se futbolli është për të gjithë dhe të gjithë duhet të jenë për futbollin, duke kërkuar që Kosova të marrë votat e të pranishmëve për anëtarësim në FIFA./Klan Kosova
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit Hetimet zbuluan se një 17-vjeçar e kishte lënë qenin brenda. Ai do të raportohet në zyrën... -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare -
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës












