Lajme
Vërshime në Ballkan: Shqipëri shënohet viktima e parë
Sot është shënuar viktima e parë e vërshimeve në Pogradec të Shqipërisë, kur një grua 38 vjeçare e mori uji gjatë kohës që po fliste në telefon mobil
Që nga orët e hershme të mëngjesit, rajoni i Ballkanit perëndimor u përball me reshje të fuqishme të shiut të cilat shkaktuan vërshime të mëdha në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri. Madje sot është shënuar viktima e parë e vërshimeve në Pogradec të Shqipërisë, kur një grua 38 vjeçare e mori uji gjatë kohës që po fliste në telefon mobil.
Përmbytjet në jug të Shqipërisë, sipas institucioneve nga Tirana, kanë mbuluar më shumë se 5 mijë ha tokë, ndërsa 420 familje janë evakuuar.
Sipas Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, në zonat e përmbytura ka nisur edhe shpërndarja e pakove me ushqimeve. “250 pako me ushqimet më të domosdoshme janë duke u shpërndarë në Novoselë të Vlorës, ndërsa 250 të tjera do të shpërndahen në Levan të Fierit”, thuhet në njoftim.
Presidenti Bujar Nishani doli sot në një konferencë për shtypin, pas vizitës së tij në disa nga zonat më problematike pas përmbytjeve në jug të Shqipërisë. Nishani tha e ushqimi i bagëtive ishte kërkesa e banorëve të zonave të përmbytura, ndërsa e konsideroi të domosdoshëme ndërhyrjen e instrumenteve të shtetit.
Edhe Maqedonia është e kërcënuar nga përmbytjet masive si pasojë e reshjeve intensive.
Në qytetin e Manastirit gjendja është e rënduar dukshëm, duke shkaktuar përmbytje në disa vendbanime. Situata më e rëndë raportohet në Novac, në Makedonski Brod, në Shtip, ku reshjet kërcënojnë me daljen e lumenjve nga shtrati.
Në Koçanë, lumi Bregallnica ka shkaktuar përmbytje masive dhe kaos. Edhe në këtë komunë është ndërprerë përdorimi i ujit të pijshëm për shkak të infektimit. Për shkak të rritjes së nivelit të ujit të lumit, është ndaluar lëvizja edhe në urën Koçanë – Zrnovcë.
Situata e rënduar është edhe në Probishtip, Strumicë, Radovish, Demir Hisar dhe vendbanime rurale, që janë izoluar totalisht nga përmbytjet.
Reshjet e shiut kanë shkaktuar kaos edhe në Kosovës. Lumenjtë kanë nisur të dalin nga shtretërit ndërsa shumë rrugë janë mbushur me ujë. Gjendja me e rendë paraqitet në Suharekë, Kaçanik, Mitrovicë, Gjilan, Viti. Por, edhe Prishtina nuk ka shpëtuar lehtë, pasi që rrugët e Prishtinës janë bërë si lumenjtë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror











